Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Evazioni te karburantet, Tatimet kontroll ndaj bizneseve të mëdha

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Evazioni te karburantet, Tatimet kontroll ndaj bizneseve të mëdha

Në kuadër të planit operacional të nisur nga qeveria, 1200 subjekte që ushtrojnë veprimtari në sektorin e hidrokarbureve, do të jenë në fokus për kontrolle nga Drejtoria e Tatimeve dhe ajo e Metrologjisë.

Në një konferencë për shtyp, Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj është shprehur se ky kontroll vjen si pasojë e shkeljeve të gjetura në regjimin fiskal.

“Qëllimi i inspektimit është pikërisht identifikimi i këtyre karburanteve, certifikimi i regjimit automatik në rast se karburantet do të gjenden se janë duke operuar në regjim manual atëherë do të bllokohen nga inspektoret e tatimeve. Në momentin që ato janë në regjim automatik do certifikohen nga Drejtoria e Metrologjisë dhe do të plumbcosen po nga ajo. Në mënyrë që nëse do të ketë raste të përsëritura të karburanteve që operojnë në këtë regjim inspektoret tatimore do të kenë mundësi të verifikojnë regjimin dhe në të kaluarën. Ne do të prekim të gjithë territorin e vendit janë 1200 subjekte dhe rreth 3200 pompa të cilat do të inspektohen dhe do të plumbcosen”, tha ndër të tjera Ibrahimaj.

Drejtoresha e Tatimeve bëri një bilanc të kontrolleve që nisen në terren nga data 1, deri në 31 korrik. Mbi 41% e bizneseve që u kontrolluan në këtë periudhë në kuadër të planit operacional, kundër informalitetit janë gjetur me shkelje.

Deklarata e Plotë:

Jam këtu përpara jush, për t’ju njohur me bilancin e Planit Operacional kundër informalitetit gjatë muajit korrik dhe mënyrën sesi ai do të vijojë, i shtrirë në të gjithë sektorët e konstatuar me risk dhe me fokus kryesor tek subjektet “biznes i madh”, kryesisht në Hidrokarbure Ndërtim dhe Hoteleri.

Për arsye të specifikave të sezonit turistik, strukturat e Monitorimit në Terren, në bashkëpunim me DPD, Inspektriatin e punës, ISHTI, gjatë periudhës 01-31 Korrik, kanë kontrolluar 1,933 subjekte, ndërsa janë konstatuar 803 shkelje të legjislacionit tatimor. Kemi identifikuar dhe po vazhdojmë të monitorojmë, regjistrimin e njësive akomoduese, deklarimin e punonjësve dhe respketimin e detyrimeve të tjera ligjore, për të vendosur rregullat e konkurencës së ndershme për të gjithë.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:
· 108 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

  • 195 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 15 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
    · 92 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.
    · 42 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 26 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
    · 82 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
    Krahas strukturave të Monitorimit në terren, Hetimi Tatimor, gjatë muajit Korrik ka referuar mbi 30 dosje në prokurori, kryesisht me subjekte të mëdha që operojnë në fushën e ndërtimit dhe të hidrokarbureve.

Plani Operacional do të vazhdojë për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e hidrokarbureve, ku janë të nevojshme vizita fiskale të thelluara për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal, falsifikimin e dokumentave dhe ndërhyrjet në pompat e karburanteve.

Në lidhje me sistemet fiskale të karburanteve, në vijim të gjetjeve të Hetimit Tatimor, të cilat konkluduan në arrestimin e dy personave, nga sot, me Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, (DPM) do të kryejnë inspektime të përbashkëta pranë subjekteve të tregtimit të hidrokarbureve me qëllim verifikimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e tyre dhe çertifikimin e regjimit, i cili duhet të jetë automatik.

Inspektimi do të mbulojë të gjithë territorin e vendit, në të gjitha pompat që mundësojnë ndryshimin e regjimit nga automatik në manual; për pompat e bllokuara nga strukturat e hetimit tatimor të evidentuara duke transmetuar në regjim manual; si dhe në të gjitha rastet e tjera;
Do të bëhet çertifikimi teknik dhe plumbçosja e tyre, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë nën mbikëqyrjen e Inspektoreve Tatimor.
Ky proces i çertifikimit të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbureve, është në vazhdën e Planit të gjerë operacional kundër informalitetit, i cili përgjatë gjithë muajit Gusht do të fokusohet tek karburantet, për të garantuar respektimin e rregullit “pa kupon s’ka karburant”, për të gjithë operatorët në këtë sektor, duke nisur nga më të mëdhenjtë deri tek më të vegjëlit.

I gjithë plani operacional , synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese, të cilët cënojnë konkurencën e ndershme dhe mirqënien e individëve.

Do të jemi në vijimësi përpara jush, me një komunikim transparent dhe të rregullt mbi rezultatet e punës sonë.

 

Tags: bizneset e medhaDelina IbrahimajEvazionikarburantettatimet

TË LIDHURA

Deklarata e Ramës për imunitetin e Belinda Ballukut, Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët
Politikë

Protesta para datës 20 shkurt? Berisha tregon detajet: S’heqim dorë!

13:05 | 06/01/2026
Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë
Aktualitet

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

12:04 | 06/01/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja
Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

11:53 | 06/01/2026
Next Post
Ish-ministrja nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

Ish-ministrja nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

Lleshaj në takimin me studentët për Oficerë Policie: Shërbeni me ndershmëri

Lleshaj në takimin me studentët për Oficerë Policie: Shërbeni me ndershmëri

Basha publikon videon ku shfaqet Rama: Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik

Basha publikon videon ku shfaqet Rama: Shikoni si mashtron haptas hajduti psiqik







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Deklarata e Ramës për imunitetin e Belinda Ballukut, Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët
Politikë

Protesta para datës 20 shkurt? Berisha tregon detajet: S’heqim dorë!

by mirseda
13:05 | 06/01/2026
0

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se opozita do të mbajë protestë para datës 20 shkurt, një...

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

Dallgët arrijnë deri në 7 ballë/ Pezullohet lundrimi në Vlorë, anullohen udhëtimet drejt Italisë

12:04 | 06/01/2026
“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

“Nuk jam naiv e budalla si Milosheviçi”/ Vuçiç provokon: Groenlanda? Po me Kosovën çfarë ndodhi

12:01 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën këmbësorja

11:53 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com