Europol ka publikuar raportin më të fundit në lidhje me ndikimin e drogave në rritjen e aktivitetit kriminal në Evropë. Në raport thuhet se tregjet e drogës mbeten tregjet me përmasa më të mëdha kriminale në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria është kampione e tregut të kanabisit
Në faqen e dymbëdhjetë të këtij raporti ka vend edhe Shqipëria për rolin dhe ndikimin e vendit tonë në rrjetet e trafikut të drogës në vendet e Evropës.Shqipëria kryeson tregun e kanabisit drejt Bashkimit Evropian. Nga ky aktivitet i transportit dhe shitjeve të lëndëve narkotike në total tregu i drogës në vendet e Evropës prodhon 24 miliardë euro përfitime për trafikantët e kontinentit të vjetër.
Raporti i Europol dhe tregu i lendeve narkotike ne Evrope, Shqiperia e para per Kanabis by Tirana Today on Scribd
“Më shumë se një e treta e grupeve kriminale aktive në BE janë të përfshirë në prodhimin, trafikimin ose shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogave. Tregu i shitjes me pakicë të BE-së vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 24 miliardë euro në vit. Fitimet e mëdha të krijuara nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale duke lejuar ZQM-të që të lulëzojnë dhe zhvillojnë ndërmarrjet e tyre kriminale në kurriz të shëndetit, prosperitetit dhe sigurinë e qytetarëve të BE”- shpjegon raporti i publikuar nga Europol.