18:00: Zvicër – Spanjë (Shën Petersburg)
Fituesit e dy përballjeve epike të 1/8-ave të së hënës ngrenë siparin e çerekfinaleve, me historinë që favorizon qartazi Spanjën. Këto kombëtare janë takuar 22 herë mes tyre dhe Zvicra ka fituar vetëm një herë – një ndeshje grupi në Kupën e Botës 2010, ku Spanja natyrisht shkoi dhe triumfoi më pas në finale.
Por ngjarjet e së hënës (Spanja mundi 5-3 Kroacinë në shtesë dhe Svicra mundi Francën pas 3-3-shit me penallti) i mësoi të gjithëve që të mos marrin asgjë për të mirëqenë, gjë që Spanja e zbuloi kur ishte në avantazh ndaj Kroacisë 3-1 kur kishin mbetur dhe 5 minuta lojë, dhe më pas u detyrua të shkojë në kohë shtesë; Zvicra bëri një rikthim të ngjashëm kundër Francës përpara se të fitonte me penallti, çka ishte dhe triumfi i tyre i parë në një ndeshje me eleminim direkt në një turne madhor që nga Kupa e Botës 1938.
Yann Sommer priti dy penallti (të dyja nga Sergio Ramos) herën e fundit kur këto kombëtare u përballën, në Ligën e Kombeve të UEFA-s në Bazel më 14 nëntor 2020, megjithëse barazimi i Gerard Morenos në minutën e 89-të i dha Spanjës barazimin e kërkuar 1-1.
Formacionet e mundshme:
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović
I pezulluar: Xhaka
Humb ndeshjen gjysmëfinale po u ndëshkua me të verdhë, në rast kualifikimi të Zvicrës: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres
Humb ndeshjen gjysmëfinale po u ndëshkua me të verdhë, në rast kualifikimi të Spanjës: Jordi Alba, Busquets, Pau Torres, Rodri