Në Uembli është mbyllur pjesa e parë e finales së Europianit. Anglia udhëheq që nga minuta e dytë. Goli erdhi pasi krosimi i mbrojtësit të djathtë Trippier gjeti të lirë në shtyllën e dytë, mbrojtësin e majtë Luke Shaw.
Minuta 1:57 – Goli i Luke Shaw ishte goli më i shpejtë ndonjëherë në finalen e Kampionatit Evropian, si dhe i pari i tij për ekipin kombëtar të Anglisë.