E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Euro 2020/ Poloni-Sllovaki luhet mbasdite, Levandovski ‘mpreh dhëmbët’

Sllovakia do të përballet me Poloninë sot në ndeshjen e pasdites, në orën 18:00, në “Gazprom Arena” në Shën Peterburg.

Spanja dhe Suedia janë kundërshtarët e tjerë në grup, gjë që e bën vërtet e vështirë për tifozët dhe ekspertët të parashikojnë se kush kalon më tej bashkë me Spanjën.

Polonia mund të ketë një epërsi të lehtë ndaj Sllovakisë, veçanërisht nëse kapiteni dhe hajmalia e tyre nga Bayern Munich Robert Levandoëski do të jetë në fushë. Polonia gjithashtu do të duhet të bëjë pa Krzysztof Piątek dhe Arkadiusz Milik për shkak dëmtimesh.

Dhe për Sllovakinë, gjendja e Marek Hamšík është e diskutueshme për shkak të dëmtimit, por ai është gati për ndeshjen dhe nëse luan eksperienca e tij pritet të jetë shtylla e ndërtimit të ofensivës së sllovakëve.

Formacionet e mundshme:

Polonia: Szczęsny; Piątkowski, Glik, Bednarek, Bereszyński; Krychowiak, Klich, Zieliński, Puchacz; Jóźwiak, Lewandowski

Sllovakia: Dúbravka; Pekarík, Šatka, Škriniar, Hubočan; Kucka, Hromada; Haraslín, Hamšík, Mak; Duda

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...