Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Euro 2020/ Analizë e plotë teknike, kombëtarja e Italisë me Roberto Mançinin

4 vjet ago
in Kryesore, Sport
Euro 2020/ Analizë e plotë teknike, kombëtarja e Italisë me Roberto Mançinin

ITALIA

  • LOJTARËT DHE FORMACIONI

Mançini favorizon vendosjen 4-3-3. Ai grumbulloi shumë lojtarë të ndryshëm dhe provoi role të ndryshme tek lojtarët, por thelbi i sistemit mbeti konstant. Gianluigi Donnarumma supozohet të jetë në portë. Vija mbrojtëse do të përbëhet nga Leonardo Spinazzola, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Alessandro Florenzi. Giovanni Di Lorenzo mund të fillojë si mbrojtës i djathtë në vend të Florenzi. Alessandro Bastoni mund të depërtojë në ekipin e parë, por Mancini preferon çiftin veteran Chiellini dhe Bonucci. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Jorginho, Nicolò Barella dhe Marco Verratti. Në vend të Barella dhe Verratti, Manuel Locatelli dhe Lorenzo Pellegrini gjithashtu mund të luajnë në ndonjë moment. Jorginho është figura kryesore e ekipit dhe vështirë se ka ndonjë mundësi që ai të ndalet nëse nuk dëmtohet. Lorenzo Insigne, Ciro Immobile dhe Federico Chiesa me shumë mundësi do të formojnë top 3.

  • NDËRTIMI I LOJËS

Italia ndërton me 3-2-5, me Jorginho që del nga linja për të mbështetur sulmin, duke bërë një 2-3-5. Njëri nga krahët ruan gjerësinë ndërsa tjetri shkon të pozicionohet midis vijave, duke ruajtur kështu një mesfushor dhe një mbrojtës të plotë. Në krahun ku anësori ka bërë futje drejt qendrës, mbrojtësi i krahut mbivendoset dhe siguron gjerësi. Nga ana tjetër, mesfushori qendror lëviz në një pozicion më të përparuar dhe bllokon mesfushorin kundërshtar duke u pozicionuar në gjysmë-hapsirë. Për të qenë më të saktë, mesfushori ka liri dhe mund të lëvizë drejt qendrore për të hapur një trajektore pasimi dhe aty. Lëvizjet e tjera bëhen me qëllim mbulues për të formuar mesfushën dhe për të mbuluar hapësirën e lënë pas nga mesfushori qendror.

  • SISTEMI I SULMIT DHE PASIMET

Italia në fakt ka shumë regjistë të talentuar teknikisht dhe Mancini e do vertikalitetin. Ata i kalojnë mesfushorët në pozicione të avancuara. Për të hapur opsione të ndryshme pasimi pasi ai mund të shkojë anash ose të kalojë topat te Insigne dhe Immobile apo madje dhe të zgjedhë të godasë portën vetë. Pasimet e shkurtra vertikale nuk janë e vetmja lojë me pasime që bëjnë ata. Italianët priren të mbështeten gjithashtu tek krosimet. Sulmuesit e krahut të adaptuar, pra ata që luajnë me këmbën e kundërt, përpiqet të krijojë sa më shumë hapësirë ​​për mbrojtësin që vjen në mbipozicion në mënyrë që të kryhen krosime precize.

  • SISTEMI I PRESINGUT    

Sistemi i presingut që përdor Italia është i mbushur me rreziqe, por gjithashtu ka rezultate të jashtëzakonshme. Sulmuesi i krahut që është nga ana e topit avancon drejt mbrojtësit të qendrës që ka topin në kontroll. Sulmuesi qëndror shkon për të presuar mbrojtësin tjetër qendror ose portierin. Anësori tjetër preson mbrojtësin e krahut të tij ose mbrojtësin tjetër qendror nëse kundërshtari po e ndërton lojën me 3. Një nga mesfushorët ngrihet për të presuar mesfushorin e thellë të kundërshtarit, atë para mbrojtjes. Prandaj, shumica e korsive anësore të kundërshtarit janë të bllokuara dhe atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të lëshojnë top të gjatë përpara. Kjo duket si një strategji e përsosur në letër, një pasim i gabuar dhe Italia rrëmben topin në 30 metrat e fundit ose akoma më mirë në zonën e kundërshtarit. Sidoqoftë, mund të rezultojë dhe një kurth i tmerrshëm edhe për vetë ata. Hapësira e madhe e lënë nga mesfushori, i cili ka avancuar për presing, është një zonë shumë e rëndësishme e mesfushës e lënë totalisht bosh nga ku kundërshtari mund të ndërtojë kundërsulmet më vrastare. Nëse kundërshtarët arrijnë të kapërcejnë presingun, janë në avantazh të plotë për sa i përket epërsisë numerike dhe lehtësisht mund të luftojnë në numra të lartë me linjën e fundit të mbrojtjes Italiane. Edhe nëse presingu është i suksesshëm dhe kundërshtari duhet të godasë top të gjatë, nëse Italia nuk arrin të fitojë duelin ajror, rezultati mund të jetë i njëjtë. Por, edhe nëse Italia do të aplikonte me sukses presingun dhe do të fitonte duelin ajror, nuk do të kishte askënd që të zotëronte topat e dytë. Prandaj, ky sistem i presingut rezulton të jetë vulnerabël.

  • SISTEMI I MBROJTJES

Italia mbron me një sistem 4-5-1. Mbrojtësit anësorë markojnë krahët e kundërt ta sulmit kundërshtar. Jorginho kthehet paksa për ta bërë 5-4-1 ndonjëherë formacionin. Mesfushorët dhe krahët kthehen për të formuar dogën mbrojtëse. Kundër kundërshtarëve që luajnë me një mentalitet sulmues, Jorginho ulet paksa në vendosje në mënyrë që mbrojtësit qendrorë të hapen pak për të mbuluar gjysmë-hapsirat. Meqenëse Jorginho vepron si spirancë, edhe hapësirat midis linjave nuk janë lehtësisht të shfrytëzueshme nga kundërshtari.

Përgatiti: Totila Kotorri / TIRANA TODAY

 

Tags: analize taktikeEuro 2020Italiatotila kotorri

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi
Aktualitet

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Next Post
Atentati/ Dyshohet se e nxori në pritë, lirohet nga qelia 26-vjeçarja

Atentati/ Dyshohet se e nxori në pritë, lirohet nga qelia 26-vjeçarja

Manchester United ofertë Ronaldos, portugezi kthen përgjigje

Euro 2020/ Statistikat e Kampionateve Europiane, Ronaldo një monstër

U shkarkua me 104 vota/ Meta bën deklaratën e fortë pas shkarkimit

U shkarkua me 104 vota/ Meta bën deklaratën e fortë pas shkarkimit







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com