E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

U shkarkua me 104 vota/ Meta bën deklaratën e fortë pas shkarkimit

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit, ku e ka cilësuar si shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen. Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, Meta e ka konsideruar vendimin si një veprim të mazhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore. Presidenti Meta ka ironizuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i  ‘gatshëm për takimin e 10 majit’, duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e tiij nuk janë dëgjuar.

“Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist, në një epokë të pluralizmit politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe duhet të jemi të duruar deri sa të përfundojnë proceset e ankimimit.

Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg, sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorët që nuk ekzistojnë.

Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që presidenti të spostonte agjendën”, tha Meta.

Presidenti foli edhe për blerje të disa deputetëve, që të votonin shkarkimin e tij. “Ka shumë arsye, ky Kuvend të votojnë në atë mënyrë se ju e dini që presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar në prag të zgjedhjeve lokale. U ka plasur cipa fare, flasin hapur sa euro kanë marrë për të shkarkuar presidentin”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...