Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ethet” e zgjedhjeve. Sa të besueshme janë sondazhet në Shqipëri?

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zgjedhjet më të manipuluara: 234 mijë vota nga 15 mijë zgjedhës të regjistruar

Duke filluar nga viti 2005, edhe në Shqipëri nisën të zhvilloheshin dhe publikoheshin sondazhet e pavarura për parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Për shkak të mungesës së një tradite të gjatë me kryerjen dhe prezantimin e sondazheve parazgjedhore dhe për shkak të një tensioni konstant që ekziston në mjedisin politik, këto sondazhe janë rrethuar përgjithësisht me debate dhe paragjykime.

Po të shohim rezultatet e sondazheve, ajo që bie në sy është se mes rezultateve të raportuara ka diferenca të mëdha. Ndryshimet e konsiderueshme në rezultate, që shkojnë përtej marzhit të pranuar të gabimit në sondazhe prej afërsisht 3%, ngrenë pikëpyetje lidhur me besueshmërinë e tyre.

Sondazhet përballë

Deri tani, janë të paktën tre media në vend që kanë nisur një seri sondazhesh deri në zgjedhjet e 25 prillit. Rezultatet e këtyre sondazheve janë prezantuar në një kohë të afërt me njëra-tjetrën, mes gjysmës së dytë të muajit janar dhe fillimit të shkurtit. Duke pasur parasysh këtë fakt, duket se diferencat në rezultatet e raportuara janë relativisht të mëdha.

Sondazhi i fundit i “Euronews Albania”, i kryer nga kompania e kërkimeve MRB, ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste me 41.8%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 28.2% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 10.3%. Sipas sondazhit, nëse të gjitha partitë opozitare do të bëheshin kundër PS, ato do të merrnin 42.7% të votave, ndërsa Partia Socialiste do të fitonte 44% të votave. Sipas sondazhit, rreth 16% të intervistuarve janë të pavendosur për votën.

Sondazhi i “Flame Tree Advisors”, i prezantuar nga “Syri TV”, nxjerr sërish forcë të parë Partinë Socialiste, me 38.2%, ndërsa Partia Demokratike rezulton me mbështetje më të lartë krahasuar me sondazhin e MRB, me 33.6%. Por, sipas këtij sondazhi, forcat opozitare së bashku do të fitonin rreth 48.6% të votave.

Sondazhi i parë i “Ora News” publikoi rezultate vetëm për Qarkun e Tiranës dhe e nxirrte Partinë Socialiste në intervalin 46-50%, Partinë Demokratike në intervalin 36-40%.

Sondazhet tregojnë edhe një përqindje të lartë të të pavendosurve, por edhe këtu diferencat janë të konsiderueshme. Përqindja e të pavendosurve në nivel kombëtar varion nga 16% në të dhënat e sondazhit të “Euronews Albania”, në 30% në sondazhin e “Ora News”. Përqindja e lartë e të pavendosurve në teori lë hapësira për ndryshime domethënëse të raporteve, në varësi edhe të zhvillimeve që do t’u paraprijnë zgjedhjeve.

Ekspertët: Sondazhet që kryhen në një kohë duhet të dalin me rezultate të përafërta

Të pyetur nga revista “Monitor”, ekspertët mendojnë se sondazhet që kryhen afërsisht në të njëjtën kohë nuk duhet të kenë diferenca të mëdha në rezultate, për sa kohë që metodologjia e ndjekur është korrekte.

“Kjo nuk duhet të ndodhë, për sa kohë që metodologjia e përdorur në anketim është korrekte dhe rastësore. Nëse ndodh, ka pasaktësi në mbledhjen e të dhënave. Puna mund të çalojë në përzgjedhjen e kampionit, në mënyrën sesi bëhen pyetjet, etj. Pra, unë do të thoja: a është ndjekur një metodologji e saktë? A reflekton përfaqësueshmëri si kampion? Ajo që ne si ekspertë mund të bëjmë në këtë rast është të gërmojmë në metodologjinë e sondazheve, për të kuptuar pse mund të ndodhin këto ndryshime.

Të mos harrojmë se edhe koha kur zhvillohen anketat përcakton ndikimin në rezultate. Me fjalë të tjera, nuk mund të pritet i njëjti rezultat i anketës edhe pse zbatohet e njëjta anketë, por në momente të ndryshme kohore” – shprehet Edmond Çera, drejtor i Departamentit të Hulumtimeve në kompaninë IDRA.

Statisticieni Eduard Zaloshnja mendon se ndryshimi i madh në rezultatet mes sondazheve të ndryshme në Shqipëri mund të ndodhë për shkak të mosnjohjes së aktualitetit elektoral shqiptar nga kompanitë që kryejnë sondazhet, duke pasur parasysh që shpesh këto sondazhe kryhen nga kompani të huaja. Megjithatë, ai nuk përjashton që rezultatet të jenë të deformuara nga ndërhyrjet e pronarëve të mediave që i porositin këto sondazhe./Monitor

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
BE: Mbështetje për vaksinimin kundër Covid-19 në Ballkanin Perëndimor

BE: Mbështetje për vaksinimin kundër Covid-19 në Ballkanin Perëndimor

Spitalet Covid plot/ Shqiptarët drejt Kosovës: Këtu mjekët nuk na kërkojnë lekë

Spitalet Covid plot/ Shqiptarët drejt Kosovës: Këtu mjekët nuk na kërkojnë lekë

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Rekord infektimesh nga koronavirusi, numri i viktimave mbetet i lartë







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com