Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Është çështje ditësh”, Ngjela i nxjerr skandalin e rëndë Sali Berishës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Palmer do jetë prezent në Shqipëri deri në ngritjen e SPAK-ut

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, në vend do të vihet drejtësia. Ai shkruan se ngritja e SPAK është çështje ditësh, ndërsa u shpreh i sigurt që kjo strukturë do ta çojë deri në fund misionin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Në analizën e ndarë me ndjekësit në Facebook, ai shkruan se Shqipëria e sotme është e pushtuar nga hordhitë e korrupsionit shtetëror. Sipas tij, vendi ynë është i pushtuar nga krimi shtetëror, nga krimi i rrugës, dhe nga segmente të veçantë të krimit të organizuar. Të tre këta faktorë punojnë në funksion të njëri-tjetrit.

Në vazhdën e denoncimeve, Ngjela citon se në Shqipëri është shkatërruar arsimi i lartë, dhe vetë shkollimi i shqiptarëve. Gjithçka është bërë me skemë nga korrupsioni.

Ai për këtë skemë ka fajësuar Berishën. Për Ngjelën, Berisha ishte autori direkt i diplomave false, dhënë nga universitete fantazmë. Për rrjedhojë, kjo e ka sjellë gjendjen administrative të Shqipërisë në një nënpunësi joprofesionale, që gjithë ditën vjedh shqiptarët.

Statusi

Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë. Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, me ndihmën e politikës amerikanë, do t’i likuidojë të gjithë me forcën e ligjit.
Pas 25 vjetësh, të shtypur nga korrupsioni i lartë shtetëror, shqiptarët do të kenë shpresë se do të jetojnë me mirëqënie në vendin e tyre.

Por ndërkohë që sundojnë, në 25 vjet, të korruptuarit e lartë kanë shkatërruar gjendjen shoqërore në Shqipëri: kanë sjellë shtetin joligjor, krimin e organizuar antishtet, tregun banal pa prodhim kombëtar, papunësinë; kanë sjellë varfërinë ekstreme shqiptare dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kjo është vepra e tyre, po pse e bënë?

Në fakt e kanë bërë kryeministrat bastardë dhe të shitur tek armiqtë shekullore të shqiptarëve. Shpejt shqiptarët do t’i dëgjojnë të provuara bëmat e tyre.

Këtë gjendje po kërkon të rregullojë reforma antikorrupsion me ndihmën e politikës amerikanë. Por shqiptarët pyesin: si?
Si do të mund të shpëtojnë ata nga kjo gjendje?
Por këtu del kjo pyetje: çfarë është realisht kjo gjendje, dhe si mund të karakterizohet ajo? Në të vërtetë, kjo është një gjendje pushtimi. Shqipëria e sotme është e pushtuar nga hordhitë e korrupsionit shtetëror.

l.
Shqiptarët vetë, me forcat e brendshme të intelektit të vet, ishte e pamundur të shpëtonin nga kjo gjendje. Sot, të gjithë ata që dinë të mendojnë mëvetësisht, e shohin përditë mjerimin e imponuar, dhe e kanë kuptuar që janë të pushtuar.

Shqipëria sot është e pushtuar nga krimi shtetëror, nga krimi i rrugës, dhe nga segmente të veçantë të krimit të organizuar.Të tre këta faktorë punojnë në funksion të njëri-tjetrit.
Si?
Krimi shtetëror në Shqipëri, në 25 vjet rresht, qëndron në dy kolona mbajtëse: në qeverinë e korrupruar, dhe në pushtetin gjyqësor të korruptuar (prokurorinë e korruptuar, dhe gjykatën e korruptuar).

Qeveritë e korruptuara, kudo ku kanë sunduar, kanë shkatërruar intelektualizmin në drejtimin shtetëror dhe kanë bllokuar funksionimin e ligjit. E dini pse nuk bën përpara Afrika? Jo se nuk ka pasuri, por se shtetet afrikane ka 50 vjet që i ka pushtuar korrupsioni. Njëlloj si Shqipërinë në 25 vjetët e fundit.

ll.
Në Shqipëri është shkatërruar me kast arsimi i lartë dhe vetë shkollimi i shqiptarëve. Gjithçka është bërë me skemë nga korrupsioni.

Berisha ishte autori direkt i diplomave fals, dhënë nga universitete fantazmë, të “ngritura me ligj”, diploma këto që sot kanë inonduar administratën shtetërore.
Administrata e sotme shtetërore është injorancë e ngritur në një sistem antidije dhe antiprofesion.

Kjo e ka sjellë gjendjen administrative të Shqipërisë në një nënpunësi joprofesionale që gjithë ditën vjedh shqiptarët. Paguhet nën dorë nga krimi i rrugës dhe krimi i organizuar, dhe, shkatërron tregun dhe prodhimin shqiptar në funksion të fitimit individual.

Kjo është në vija të trasha arsyeja reale e Shqipërisë së pushtuar nga korrupsioni dhe, pikërisht kjo është administrata injorante e cila është pushtuesja parësore e shqiptarëve.

lll.
Kush është pushtuesi dytësor i shqiptarëve? Pushtuesi dytësor është pushteti gjyqësor- gjykata dhe prokuroria shqiptare. I gjithë ky pushtet në fakt ka sjellë në Shqipëri krimin dhe pasigurinë. Në një vend ku mungon forca e ligjit, sundon krimi. Kur forca e krimit është më e fortë se forca e ligjit, krimi bëhet sundues i shoqërisë. Një administratë e korruptuar që vjedh shtetin, dhe krim i organizuar që dominon tregun, kjo është sot simbioza e shoqërisë shqiptare.

Është kjo simbiozë që njeriut të thjeshte i ka hequr shpresën dhe i ka ndërkallur në shpirt dyshimin për jetën e sigurt. Kurse, edhe rinia ndihet si pa të ardhme. Të dy këta faktorë psikologjikë kanë sjellë dëshirën e shfrenuar për t’u larguar nga Shqipëria.
Po qeveria aktuale?
Kryeministri shqiptar thotë çdo ditë se shqiptarët ndihen të kënaqur. Por, fakti që priret për të mos e treguar gjendjen e rëndë të shoqërisë shqiptare, kuptohet se po luan kundër shqiptarëve dhe interesit të tyre. Domethënë, si gjithë të tjerët, nuk e do zhvillimin e Shqipërisë.

Por, të gjithë këta, a mund ta frenojnë dot reformën antikorrupsion që ka nisur?
E kanë krejt të pamundur. Ekspertiza amerikanë është në aktivitet të plotë sot në Shqipëri.
SPAK-u është çështje ditësh… Kurse politika amerikanë po ushtron forcë politike kundër korrupsionit të lartë.

Tags: avokatiBerishaNgjela

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Armiqësia e vërtetë e Edi Ramës me Europën

"Kjo nuk përbën lajm për mediat tona", Rama jep mesazhin e rëndësishëm

Përmbyten rrugët kryesore në Lezhë dhe Durrës

Përmbyten rrugët kryesore në Lezhë dhe Durrës

Historiani rus: Si po ngrihet sërish kulti i diktatorit sovjetik

Historiani rus: Si po ngrihet sërish kulti i diktatorit sovjetik







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com