Turqia ka dërguar në orët e fundit më shumë se 5000 trupa në provincën e Idlib.
Ky veprim vjen direkt pas paralajmërimit që Erdogan i bëri presidentit Bashar al Asad, që të ndalojë sulmet në zonën e Idlib.
Qëllimi i Asad është të rimarrë kontrollin e krahinës dhe veçanërisht kontrollin e autostradës që lidh Damaskun me Alepon. Sulmet e tij në këtë zonë kanë detyruar mijëra njerëz të lënë tokat dhe banesat e tyre dhe ti drejtohen kufirit turk, për t’u strehuar si refugjatë.
Sipas mediave të huaja, që nga muaji dhjetor e deri më tani ka pasur 600,000 sirianë që kanë qenë të detyruar të largohen nga Idlib.
Në kufijtë e Turqisë numërohen rreth 3.6 milion refugjatë sirianë. Ndërkohë Erdogan ka thënë prej kohësh se nuk mund të pranojë refugjatë të tjerë duke i kërkuar Damaskut të tërhiqet nga Idlib deri në fund të muajit.