Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Erdogan e ka tani shansin të mbahet mend si refomator, dhe jo si diktator i Turqisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Nuk kërkojmë leje nga askush”, Erdogan i përgjigjet SHBA-së

Nga Soner Cagaptay, “The Washington”

Duhet të presim pak për të qenë më të sigurtë, por një gjë është që tani e qartë: partia në pushtet e presidentit Rexhep Taip Erdogan, pësoi një humbje në qytetet kryesore të Turqisë, në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ka pasur një periudhë kur Erdogani përfaqësonte ndryshimin.

Ai prezantoi një vizion të ardhshëm për vendin, duke sugjeruar se mund t’i jepte zgjidhje sfidave më të ngutshme, nga çështja kurde tek korrupsioni dhe keqmenaxhimi ekonomik, dhe e bëri këtë. Njerëzit e donin atë për këtë arsye, dhe e mbështetën në kutinë e votimit. Por jo më. Erdogan e ka humbur ndikimin e tij “magjik”. Ai nuk përfaqëson më ndryshimin në Turqi. Tani ai mbështet statuskuonë.

Në zgjedhjet lokale lokale të së dielës, Partia qeverisëse Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit, humbi në përballjet elektorale kryesore strategjike, duke përfshirë atë për kryebashkiakun e kryeqytetin turk, Ankara, dhe të qytetit më të madh të vendit, Stambollit.

Kjo humbje është befasuese, pasi skena zgjedhore në Turqi është krejtësisht e zhbalancuar në favor të Erdoganit: Forcat e opozitës nuk kanë thuajse asnjë zë në mediat e vendit, rreth 90 për qind e të cilave kontrollohen nga bizneset e miqve të presidentit.

Mbrëmjen e të dielës së kaluar, teksa po shihja ecurinë e zgjedhjeve në CNN-Turk, kandidati i AKP për kryebashkiakun e Stambollit, Binali Jildirim, shpalli para kohe fitoren – në garën e kontestuar në një mbulim të drejtpërdrejtë mediatik – edhe përpara se të numëroheshin të gjitha votat. Me sa duket, kur u bë e qartë se ky nuk ishte rasti, CNN-Turk refuzoi të transmetojë direkt deklaratën e kandidatit të opozitës Ekrem Imamoglu.

Më pas paneli i analistëve, diskutoi fjalimin e Imamoglu, duke bërë vetëm referenca banale mbi të. Kurrë në jetën time, nuk kam parë një skenë politike më kafkaine se ajo. Pavarësisht natyrës së padrejtë të garës zgjedhore, partia e Erdoganit humbi jo në 1, por në 6 qytetet më të mëdha të Turqisë.

Vetëm pak vite më parë, besoja se popullariteti i jashtëzakonshëm i Erdoganit, ishte i tillë që ai mund të nxirrte fitues edhe një kufomë. Megjithatë, dështimi i ish-kryeministrit Jildirim, tregoi se Erdogan nuk mund të bëjë më të njëjtën gjë. Kryeministër që nga viti 2003 dhe president që nga vitit 2014, Erdogan tashmë e ka sunduar Turqinë për 16 vjet, duke u bërë politikani më i fuqishëm i vendit në historinë e kohëve të fundit.

Por këtu qëndron edhe problem për të:Gati 31 milionë turq, ose diçka më pak se 40 për qind e popullsisë së vendit, i janë shtuar qytetarisë së vendit dhe janë në moshë për të votuar. Këta qytetarë e mbajnë Erdoganin përgjegjës për problemet e vendit, duke përfshirë konfliktin e ripërtërirë me kurdët, dhe për një ekonomi që po shkatërrohet, për të mos përmendur një mjedis gjithnjë e më shtypës ndaj opozitës.

Erdogan nuk po i frymëzon më votuesit si dikur. Mu kujtua, kjo kur pashë video të fushatës me Erdoganin që i jepte makinës së tij një qytet buzë Detit të Zi nën një siguri ekstreme, me dhjetëra makina policore që e ruanin. Por kjo nuk do të thotë që Erdogani, e ka humbur të gjithë mbështetjen që gëzonte në mesin e turqve.

Deri kohët e fundit, ai i garantoi vendit një rritje të jashtëzakonshme ekonomike, duke nxjerrë nga varfëria njerëzit e dëshpëruar, dhe veçanërisht mbështetësit e tij konservatorë. Partia e tij, rezultoi ende më e votuara në zgjedhjet e së dielës, me gati 45 përqind të votave. Ndërsa kundërshtarët e Erdoganit, duke përfshirë shumë majtistë, laikë dhe liberalë, e urrejnë stilin e tij autoritar të qeverisjes, shumë nga mbështetësit e tij konservatorë besojnë ende tek ai.

Dilema e Erdoganit është se ai ka arritur një pikë në karrierën e tij, ku shumë nga votuesit e vendit, shumica në qendrat urbane, janë larguar prej tij. Turqia hyri në recesion ekonomik në muajin mars, dhe rënia e dhimbshme ekonomike, ka distancuar edhe më shumë përkrahës. Nëse dëshiron të rifitojë terren, Erdogan duhet të bëhet sërish imazhi i ndryshimeve pozitive në Turqi. Mundësia është aty. Turqia ka pasur zgjedhje (gjithsej 7) apo ngjarje kataklizmike (si përpjekja e grushtit e vitit 2016), çdo vit që nga viti 2014.

Erdogan nuk do të përballet me zgjedhje të reja në një kohë të afërt – dhe ne shpresojmë të mos kemi më ngjarje të mëtejshme kataklizmike – deri në vitin 2023. Besoj se presidenti turk është pragmatik, dhe duhet ta përdorë këtë mundësi për të normalizuar sistemin politik të vendit, duke e filluar me një fjalim që përgëzon kryebashkiakët e rinj të opozitës në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera kryesore. Ai pastaj, duhet t’i japë fund shtypjes së opozitës.

Ky është Erdogani, që historia do ta mbante mend për mirë. Alternativa është një Erdogan, trashëgimia e të cilit zhvlerësohet me shpejtësi, dhe që do të kujtohet si një udhëheqës, që e shtypte popullin e tij për të mbajtur pushtetin e tij. Ky Erdogan do të zbehet shpejt në kujtesën popullore.

Shënim: Soner Cagaptay, është anëtar në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Mesme dhe autor i librit “Sulltani i Ri: Erdogan dhe kriza e Turqisë së sotme”./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: erdoganmbahet mendreformatorshansin

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Berisha jep alarmin: Një rekomandim ogurzi që uroj të mos zbatohet

Berisha jep alarmin: Një rekomandim ogurzi që uroj të mos zbatohet

Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Pse Basha u kompleksua nga propozimi i deputetes Hajdari?

“Birbo me të njëjtin hall”, Murrizi i përvishet Bashës dhe Bylykbashit: Zogj me glasë në…

“Birbo me të njëjtin hall”, Murrizi i përvishet Bashës dhe Bylykbashit: Zogj me glasë në...

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Charlie Kirk, sonte në ora 22:00 zhvillohet seanca e parë dëgjimore me autorin e krimit Tyler Robinson, detajet
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, sonte në ora 22:00 zhvillohet seanca e parë dëgjimore me autorin e krimit Tyler Robinson, detajet

by mirseda
17:27 | 16/09/2025
0

Prokurorët amerikanë po përgatiten të ngrenë padi ndaj 22 -vjeçarit Tyler Robinson, i cili u arrestua javën...

Miratohet projektvendimi, zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare, PD nuk merr pjesë në seancë

Miratohet projektvendimi, zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare, PD nuk merr pjesë në seancë

17:19 | 16/09/2025
Izraeli bombardon një port në Jemen

Izraeli bombardon një port në Jemen

17:14 | 16/09/2025
Policia Rrugore: 11 arrestime dhe 3,900 masa për parkim të gabuar

Policia Rrugore: 11 arrestime dhe 3,900 masa për parkim të gabuar

16:53 | 16/09/2025
Parlamenti mblidhet sërish sot: Çfarë pritet mes mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti mblidhet sërish sot: Çfarë pritet mes mazhorancës dhe opozitës

16:46 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com