Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Epidemi apo infodemi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Epidemi apo infodemi

Blood sample with respiratory coronavirus positive

Nga: Skënder Minxhozi

Kur shpërtheu SARS, 17 vjet të shkuara, rrjetet sociale nuk ekzistonin. Kishte telefona celularë, kishte internet, por nuk kishte demokraci verbale të turmës si sot. Informacioni ishte pronë e mediave, ku rëndom ndodhin shumë gjëra të këqija, por ku bëhet gjithashtu edhe gazetari e vërtetë nga profesionistë të lajmit.

Skenari i sotëm që ka gjetur shpërthimi i virusit të radhës, coronavirusit kinez, është krejt i ndryshëm. Sapo i dalin analizat një australiani të infektuar, gjendja e tij nuk është problemi i familjes, lagjes apo qytetit ku ai jeton. Jo! Është një lajm planetar.

E marrin vesh edhe në Pogradec e Kukës, që një australian ju shtua listës së të sëmurëve me coronavirus! Sot ka faqe të cilat rrinë e numërojnë në kohë reale rastet e reja, moshat e tyre, vendndodhjen, pacientët në gjendje kritike dhe viktimat. Një garë botërore për të tmerruar njerëzit, e cila në mënyrë të pashmangshme krijon një realitet të rrejshëm dhe dukshëm të fryrë në lidhje me coronavirusin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaronte dje se 95% e pacientëve e kalojnë pa asnjë problem virozën më të re që ka goditur botën. Deklaronte gjithashtu se vdekshmëria brenda Kinës është të paktën tre herë më e madhe, deri tani, në krahasim më vdekjet jashtë territorit kinez. Megjithatë tam-tami mediatik botëror nuk ndalet, e për këtë po kontribuon jo vetëm zhurma në mediat klasike, gazeta, televizione e faqe online, por kryesisht rrjetet e shumta sociale. Të cilat sjellin lloj-lloj informacionesh, thashethemesh, fjalësh të vërteta, por më shumë të rreme.

Italia është vendi evropian më i goditur nga coronavirus. Aty ka deri tani 11 të vdekur dhe mbi 350 të infektuar. E megjithatë, nëse sheh statistikat zyrtare, çdo vit në vendin fqinj vdesin 300-400 persona si pasojë direkte e gripit të zakonshëm sezonal, numër ky që shkon në 4-10 mijë vdekje, nëse merren parasysh komplikacionet që gripi shkakton në sëmundje të tjera tek të sëmurët. E njëjta situatë me gripin normal është në të gjithë botën.

Çdo dimër prodhon mijëra vdekje nga gripi, por askush nuk shqetësohet në përmasat e asaj që po shohim tani me virozën e fundit.

Coronavirus është një lajm planetar. Kjo tregon seriozitetin e një situate të krijuar nga një virus i panjohur, dhe që nuk ka momentalisht as medikamente dhe as vaksina që ta luftojnë. Megjithatë, përtej kërcënimit real të infeksionit, qeveritë dhe organizatat më të mëdha të shëndetit në botë, po shqetësohen për mbi-reagimin dhe panikun që po shkakton kjo sëmundje në të katër anët e planetit.

Kryqëzimi i Covid-2019, me “viruset” Facebook, Twitter, Instagram etj, qenka vërtetë një sfidë globale, shumë më serioze sesa vetë sëmundja. Sepse corona është kthyer në një infodemi, para se të ishte epidemi dhe para se të bëhet pandemi. Jemi të infektuar me lajme, shumë më tepër sesa me virus. Dhe për këtë të fundit ka masa mbrojtëse. Të parave si i bëhet?!

Tags: coronavirusrrjetet socialeskender Minxhozi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Si Shqipëria i qëndroi besnike Stalinit, deri në fund të shekullit XX-të

Si Shqipëria i qëndroi besnike Stalinit, deri në fund të shekullit XX-të

17 vite në pushtet: A është Erdogan sulltani i ri i Turqisë

17 vite në pushtet: A është Erdogan sulltani i ri i Turqisë

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com