Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Energjia, në 2020 ra kosto e blerjes nga tregu i lirë, u rrit ajo nga KESH

5 vjet ago
in Ekonomi
OSHEE parashikon 73 milionë euro investime për 2020

Kosto e blerjes së energjisë për furnizimin e klientëve fundorë nga kompania publike e gjenerimit u rrit në vitin 2020 ndërkohë që krejt e kundërt ka qenë tendenca e kostos për blerjet nga tregu i lirë.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) raportoi se Furnizuesi i Shërbimit Universal (pjesë e OSHEE) ka paguar më shumë për energjinë e marrë nga KESH në raport me vitin 2019.

“Kosto e blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e kërkesë për furnizimin e klientëve fundorë gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019 të FSHU sh.a, ka pësuar një rritje prej 3% nga energjia e prodhuar prej KESH sh.a., ndërkohë që ka rezultuar me një rënie prej 21% të kostos së blerjes së energjisë nga Tregu i lirë dhe në një rënie prej 28% të kostos së energjisë së blerë nga prodhuesit me përparësi” thuhet në raportin e ERE.

Më lirë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (pjesë e OSHEE) i kanë kushtuar blerjet e energjisë për të plotësuar humbjet në vitin 2020. “Kosto e blerjes së energjisë elektrike nga OSSH sh.a, për mbulimin e humbjeve të shkaktuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike gjatë vitit 2020 krahasuar me atë të vitit 2019 ka pësuar një rënie në masën 11% për prodhuesit me përparësi, 2% për energjinë e blerë nga HEC Ashta, në 19% për energjinë e blerë nga Tregu i lirë, ndërkohë që kosto e blerjes së energjisë së prodhuar prej burimeve të vogla të rinovueshme të energjisë elektrike nga dielli deri në 2 MË ka pësuar një rritje prej 46% për arsye dhe të futjes në operim të impianteve të reja prodhuese fotovoltaike” vlerëson Enti.

ERE nënvizoi se struktura e shpenzimeve lidhur me koston e blerjes së energjisë elektrike ka pësuar një rënie domethënëse gjendur në kushtet e pandemisë COVID-19 impakti i të cilës reflektohet dhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Për këtë referencë është raporti vjetor i Bursës së Energjisë së Hungarisë (HUPX) çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) të energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) për vitin 2020 ka rezultuar 39.00 Euro/MWh me një rënie prej 22.6% nga ai i vitit 2019 prej 50.36 Euro/MWh.

Por situate e pandemisë ndryshoi edhe strukturën e konsumit e për rrjedhojë edhe të ardhurat që janë arkëtuar për këtë energji të konsumuar. Sipas dokumentit pavarësisht rënies së kostos së blerjes së energjisë, bazuar në raportimet e FSHU sh.a. viti 2020 ka rezultuar dhe me një ndryshim në të ardhurat të gjeneruara nga shitja e energjisë elektrike ndaj klientëve fundorë, respektivisht me një rritje prej 7.54% për klientët familjarë dhe me një rënie prej 9.29% për klientët jo familjarë ku në total të ardhurat e realizuara nga shitja e energjisë elektrike nga FSHU sh.a. gjatë vitit 2020, kanë rezultuar me një rënie prej 1.34% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019./ N.Mah (monitor)

Tags: energjiaKESHmonitor

TË LIDHURA

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar
Aktualitet

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Ja kush është shoferi që hyri në sheshin ‘Skënderbej’ dhe rrezikoi qytetarët

Manovra ekstreme në sheshin 'Skënderbej', para gjykatës Arben Mema

Reforma Zgjedhore/ Mblidhen ambasadorët dhe përfaqësuesit e palëve politike

Ambasada Amerikane: Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret Defender Europe 21

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

E fundit / Tiranë, hidhet nga pallati 44-vjeçari dhe humb jetën







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com