Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Emri/Nga ish-refugjate në ‘princeshë’, njihuni me vajzën që mund të bëjë histori në SHBA

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Emri/Nga ish-refugjate në ‘princeshë’, njihuni me vajzën që mund të bëjë histori në SHBA

“Jeto i lirë ose vdis” është motoja zyrtare e shtetit amerikan Nju Hempshir.

Ajo përshtatet mirë me Safiya Wazir, një refugjate afgane, e cila ka ikur nga sundimi taliban në vitet 1990. Ajo fillimisht është vendosur në Uzbekistan me familjen e saj dhe tani është një shtetase amerikane që mund të bëjë histori politike në Nju Hempshir.

Wazir, 27 vjeçe, i ka fituar më 11 shtator zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate për ulëse në ligjislaturën e shtetit dhe nëse mund kundërshtarin republikan, Dennis Soucy, në zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor, ajo do të bëhet ish-refugjatja e parë që mban post publik në Nju Hempshir.

“Shumë njerëz sakrifikojnë për liri”, tha Wazir në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë. “Unë e kisha mundësinë të jetoj lirshëm ose të vdes”, tha ajo.

Wazir është vendosur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Ajo është diplomuar në shkollë të mesme dhe është bërë shtetase e SHBA-së në vitin 2013. Pas tre vjetësh punë me pagë të ulët, ka fituar diplomë biznesi.

Tani, ajo po bën fushatë për të përfaqësuar Qarkun 17, një lagje në Konkord, kryeqytetin e Nju Hempshirit, ku mbizotërojnë të bardhët.

Në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, Wazir ka mundur Dick Patten, 66 vjeç, ish-këshilltar i qytetit. Gjatë fushatës, Patten thuhet se i ka akuzuar migrantët për “marrjen e gjithçkaje”, siç janë përfitimet sociale, në kurriz të njerëzve të lindur dhe të rritur në Nju Hempshir.

Pas humbjes, ai është cituar të ketë thënë: “Ajo është nga Afganistani, kështu që është trajtuar si princeshë”. Patten raportohet të ketë thënë se ai do të votojë për rivalin republikan të Wazirit në zgjedhjet e nëntorit.

Wazir është befasuar me fitoren e saj.

“Larmia e popullsisë në komunitet po rritet”, tha ajo. “Unë dua të jem zëri i të gjithëve, nga të lindurit këtu deri te migrantët. Dua të jem një shembull për brezin e ri. Ju e keni mundësinë, me lirinë dhe demokracinë që kemi, për t’u ngritur dhe për të bërë më mirë”, tha Wazir.

Wazir ka kaluar vite e përfshirë në aktivizmin e komunitetit dhe i është përkushtuar edukimit dhe çështjeve familjare.

Nëna e dy fëmijëve – që pret fëmijën e saj të tretë në janar – ka bërë fushatë për një kujdes të zgjeruar shëndetësor dhe për leje të paguar prindërore, ndërsa ka luftuar për më shumë fonde për shkollimin e fëmijëve.

Wazir është pjesë e valës së të rinjve dhe pakicave që kanë arritur sukses në zgjedhjet paraprake në SHBA, duke i mposhtur rivalët e vjetër. Kjo, sipas vëzhguesve, sinjalizon dëshirën e shumë votuesve demokratë për ndryshime.

Në mesin e tyre është edhe Stacey Abrams, një 44-vjeçare me ngjyrë, e cila është e emëruara e demokratëve për guvernatore të shtetit të Xhorxhias.

“Është më në fund viti që gratë të ngrihen dhe të kandidojnë”, tha Wazir.

E lindur në rrethin Dushi të provincës Baghlan, në Afganistanin verior, familja e saj është zhvendosur në Uzbekistanin fqinj më 1997, kur ajo ishte gjashtë vjeçe. Dhjetë vjet më vonë, Wazir është shpërngulur në Konkord me prindërit e saj, me ndihmën e Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Edhe pse mban në mend pak për Afganistanin dhe atje është kthyer vetëm një herë – në vitin 2012, për t’u martuar – vendi i saj i lindjes mbetet një burim frymëzimi.

Fokusi i saj, megjithatë, është në shtëpinë e saj të adoptuar.

“Afganistani është përballur me shumë vështirësi. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Afganistan, sepse kemi situata të tilla edhe në SHBA dhe kemi shumë probleme në Nju Hempshir, prandaj garoj”, tha Wazir. /REL

Tags: historiish-refugjateNjihuniPrinceshëSHBAvajzën

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
“Deputetët e PS-së të blerë nga paratë e ‘Fushës”

“Deputetët e PS-së të blerë nga paratë e ‘Fushës”

Video/ “O mashtrues ordiner, ke probleme morale”, Spiropali sherr me Salianjin

Video/ "O mashtrues ordiner, ke probleme morale", Spiropali sherr me Salianjin

Klopp bisedoi disa orë me Mbappe, por as sharmi i gjermanit nuk e bindi

Klopp bisedoi disa orë me Mbappe, por as sharmi i gjermanit nuk e bindi







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV
Showbizz

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

by mirseda
21:36 | 21/02/2026
0

Para disa ditësh, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u lexua një zarf i zi, përmes...

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com