Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Emri/Ish-zyrtari i lartë shqiptar dënohet në Itali, ja si e liruan në vendin tonë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Emri/Ish-zyrtari i lartë shqiptar dënohet në Itali, ja si e liruan në vendin tonë

Artur Mahmutaj, ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhave në Durrës është dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Genova-s në Itali, si pjesë e një grupi që trafikoi 75 kg kokainë. Bashkë me Mahmutajn është dënuar edhe shqiptari tjetër Nik Dauti me 12 vjet burgim.

Këtë të martë, Gjykata e Genova-s ka dënuar me më shumë se 50 vite burgim në total 5 persona, të akuzuar se kanë organizuar trafikun e sasisë së drogës që u kap në portin e qytetit italian në nëntor 2017.

https://tiranatoday.com/pergjimetkush-eshte-artur-mahmutaj-koka-e-bandes-ne-itali-detyra-e-larte-qe-kishte-ne-shqiperi/

Droga ishte imbarkuar në “Caroline Star”, mjet transporti detar kontenierësh i së njëjtës kompani që është zbuluar se ka transportuar kokainë dhe në dy raste të tjera kohët e fundit. Përkatësisht në Livorno të Italisë disa javë më parë, rast në të cilin u sekuestruan 200 kilogramë që vinte nga Kili, si më shumë se 400 kg në Marsejë të Francës, së fundmi, raportojnë mediat italiane.

https://tiranatoday.com/dy-shqiptaret-kokat-e-bandes-mafioze-ne-itali-cfare-i-tradhtoi-dhe-emrat/

Dënimet e dhëna nga gjyqtari Philip Pisaturo

– Massimo Rocca, ish-zyrtar i portit të Genova-s dhe ortak në shoqërinë që administron portin (12 vjet burg);

– Roberto Piano, ish-punonjës i terminalit Spinelli të portit (9 vite dhe 8 muaj burg);

– Nik Dauti (12 vite burg);

– Artur Mahmutaj (6 vite burg);

– Carmelo Rao (9 vjet dhe 4 muaj burg).

Droga, sipas hetuesve, ishte e destinuar për tregun në Francë dhe në Italinë veriore dhe është vlerësuar se do të gjeneronte rreth 3 milionë euro. Sipas hetuesve, dy shqiptarët ishin në krye të bandës, Rao ishte një lloj “bashkëpunëtori”, ndërsa Rocca dhe Piano, kishin detyrën vendimtare që të garantonin kalimin e drogës nga porti i Genova-s. Droga vinte nga Amerika Latine.

Artur Mahmutaj, arrestimi në Shqipëri e më pas lirimi

Ai u arrestuar në Janar 2016 nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim, pas një aksioni që zbuloi një laborator modern droge në një magazinë, në vjeshtën e vitit 2015. Ai është mbajtur në paraburgim për 3 muaj.

Por, 38-vjeçari është liruar sipas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi siç vlerësonte gjykata, ai nuk ishte person me rrezikshmëri. Në vendim thuhet se, vërtet vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por pas hetimeve është vlerësuar se ambientet nuk posedoheshin prej tij, por i ishin dhënë me qira shtetasit tjetër.

Për ta provuar këtë pretendim, vetë i pandehuri ka paraqitur një kontratë qiraje që i përket dy viteve më parë, e siç ka argumentuar gjykata, ky fakt është pranuar edhe nga i dyshuari tjetër A.Gj.

Me sa duket nga vendimi, me këtë pretendim të Mahmutajt ka qenë dakord edhe Prokuroria e Durrësit. Por ajo çfarë nuk kanë marrë parasysh Prokuroria dhe gjykata ka lidhje me dëshminë e shtetasit K.D., i kapur në vendngjarje nga policia.

Ai ka rrëfyer se ishte punësuar nga Mahmutaj për të ushqyer 3 qen e se një muaj para aksionit të policisë, dëshmitari kishte parë Mahmutajn bashkë me dy persona të tjerë që e kanë ndarë magazinën në dy pjesë dhe më pas kanë vendosur një sobë.

Dëshmitari ka pohuar se e ka pyetur Arturin se “përse duheshin këto materiale” dhe ai i është përgjigjur “për të mbajtur ngrohtë ambientin”, shkruan Panorama. Në fakt, siç rezultoi nga hetimi, ngrohja e magazinës ishte në funksion të rritjes së kanabisit.

Tags: denohetish-zyrtariitalilartëshqiptar

TË LIDHURA

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin
Aktualitet

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

09:04 | 16/04/2026
Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center
Aktualitet

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

09:02 | 16/04/2026
“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
Next Post
Alketa Vejsiu reagon pas burgosjes së vëllait: I bleva shtëpinë që kur isha 19-vjeç

Alketa Vejsiu reagon pas burgosjes së vëllait: I bleva shtëpinë që kur isha 19-vjeç

Do martohesh me mua? Moderatorin shqiptar: Ka mundësi të takoj një herë vjehrrën…

Do martohesh me mua? Moderatorin shqiptar: Ka mundësi të takoj një herë vjehrrën...

Eni Jani tregon lidhjen me pedagogun e saj: Unë e putha e para

Eni Jani tregon lidhjen me pedagogun e saj: Unë e putha e para







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin
Aktualitet

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

by mirseda
09:04 | 16/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot, më 16 prill, një vizitë zyrtare në Itali, ku do...

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

09:02 | 16/04/2026
Marsi, muaji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë

Marsi, muaji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë

08:54 | 16/04/2026
“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

22:39 | 15/04/2026
“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com