Në sajë të operacionit të koduar “Vjeshta”, blutë e Vlorës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Artan Agolli, 48-vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë, dhe banues në fshatin Dhërmi, Vlorë.
“Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit, dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht, në fshatin Dhërmi, Vlorë”.
Pas një kontrolli të ushtruar në banesë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale të ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”, 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, 100 (njëqind $) dollarë, një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.