Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Pavarësia”.
I plagosuri është Roland Banaj, i cili sipas policisë ka marrë dy plumba në trup. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i autorit. Autoritetet policore po punojnë për kapjen e tij, si dhe zbardhjen plotë të kësaj plagosjeje.
Informacioni i policisë
Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.
Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.