Një 55-vjeçar në kërkim kombëtar është arrestuar sot në Mirditë. Në pranga ka rënë shtetasi Kol Rregji, i dënuar me 4 vite burg.
Ai kërkohej për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftimi i Policisë:
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar :
– Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë
Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.
Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.