Një nga efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare ka surprizuar familjen e tij, pas kthimit nga misioni në Afganistan.
Rreshter Ervin Todo është një nga djemtë e grupit të FA-së që mbërritën në atdhe në prag të Krishtlindjes, pas misionit 6 mujor në Afganistan.
Ministria e Mbrojtjes kishte menduar që për rreshter Todon të organizonte një vizitë surprizë në familje. Pa i lajmëruar të afërmit e tij, rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, së bashku me grupin e xhirimit u nis për në Berat.
Siç duket edhe në video, një nga momentet më emocionuese ka qenë casti kur djemtë e rreshterit vrapojnë drejt tij dhe përqafojnë të atin, të kthyer pas 6 muajsh.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zgjodhi këtë moment përmallimi të një efektivi të sapokthyer nga misioni, për të uruar Krishtlindjet në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.