35-vjetori i Revoltës së Qafë-Barit ka mbledhur dje shumë vuajtës të atij tmerri, të cilët kujtuan edhe qëndresën e tyre gjatë diktaturës.
Një moment mjaft emocionues ka qenë takimi i dy bashkëvuajtësve pas kaq shumë vitesh, të cilët mezi e kanë njohur njëri-tjetrin, e më pas janë përqafuar të përlotur me shumë emocione.
Bëhet fjalë për Kosta Gjordenin dhe Tonin Demën, takimi emocionues i të cilëve është publikuar nga Jozef Rada, i cili shkruan:
“Dy bashkëvuajtës të tmerrit të majit 1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me një dore… me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka… lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite…
Me qindra njerëz takuan dramën dhe qëndresën e tyre nën diktaturë…”, shkruan Jozef Radi.