Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Emigrantët e rikthyer/Shqiptarët kryesojnë listën, në 2016 u kthyen rreth 18 mijë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Emigrantët e rikthyer/Shqiptarët kryesojnë listën, në 2016 u kthyen rreth 18 mijë

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) ka bërë me dije se Shqipëria është vendi që ka përfituar më tepër nga programi i saj i kthimit dhe riintegrimit në atdhe, për vitin 2016. Sipas të dhënave, 17 976 shqiptarë janë kthyer në vend, duke kryesuar listën që ndiqet nga irakienët, afganët, serbët, shqiptarët e Kosovës etj.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit(IOM) ka zbatuar një projekt që ka të bëjë me kthimin dhe riintegrimin e emigrantëve që nga viti 1979, cilësohet në një raport të fundit të publikuar. Pikat kryesore të mbështetjes nga IOM-i për emigrantët e kthyer përfshijnë një gamë të gjerë si: ofrimin e këshillimit të para-nisjes, blerjen e biletave të fluturimit, ndihma e udhëtimit dhe ku të jetë e mundur, ofrimi i ndihmës për riintegrim.

Mesatarisht, ndërmjet viteve 2005 dhe 2014, IOM ka ndihmuar 34,000 migrantë në vit. Në linjë me rritjen e vëllimit të migrimit në vitet e fundit, numri i kthimeve është rritur dukshëm.

Në vitin 2016, iu dha mbështetje 98,403 migrantëve që ktheheshin nga 110 vende pritëse ose tranzit në 161 vende ose territore të origjinës. Kjo përbën një rritje prej 41 për qind krahasuar me 2015 (ku ishin 69,540). Në krye të listës gjendet Shqipëria me thuajse 18 mijë të kthyer, ndjekur nga Iraku me 12.7 mijë të kthyer, Afganistani me 7.1 mijë, Serbia me 6.9 mijë, Kosova me 5.8 mijë, Etiopia me 5.6 mijë, Maqedonia me 4.9 mijë, Irani me 4.4 mijë, Ukrahina me 3.4 mijë dhe Rusia me 2 mijë.

Nga 98,403 përfituesit e programit të riintegrimit pas kthimit, në vitin 2016, përafërsisht 32 përqind ishin gra dhe 27 përqind ishin fëmijë. Mbi 3 për qind e këtyre të kthyerve ishin viktima të trafikimit ose emigrantë me nevoja shëndetësore. Përafërsisht 39,000 përfitues u ndihmuan me para, para nisjes ose pas mbërritjes në vendet e tyre të origjinës.

Sipas të dhënave të tabelës së ofruar nga raporti i IOM, në vitin 2016, shumica e përfituesve të këtij programi (83%) u kthye nga shtetet europiane si Zvicra, Gjermania, Greqia, Austria, Holandë dhe Belgjikë. Këto kthime janë rritur nga 55,851 në vitin 2015 në 81.671 në vitin 2016. Tendencat e fundit gjithashtu tregojnë se kthimet, duke përfshirë edhe nga vendet e tranzitit, janë në rritje.

Në vitin 2016, kthimet nga Nigeria dhe Maroku në vende të tilla si Kameruni, Guinea, Guinea-Bissau dhe Senegali, për shembull, arritën në më shumë se 6 përqind të totalit global. Rajonet kryesore të origjinës së përfituesve të këtij programi në vitin 2016 ishin shtetet në Evropën Juglindore, ku kryeson Shqipëria, nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore (49% e totalit), Azia dhe Paqësori (16%), dhe Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (16%)./monitor/

Tags: 18 mije2016emigrantetkryesojnelistënshqiperite rikthyer

TË LIDHURA

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Next Post
Berisha u sulet socialistëve: Qani hallin e Oltës, ata s’kanë kothere se i mbyti Vjosa

Berisha u sulet socialistëve: Qani hallin e Oltës, ata s’kanë kothere se i mbyti Vjosa

Serbia dhe Rusia “do vazhdojnë të thellojnë lidhjet”

Serbia dhe Rusia "do vazhdojnë të thellojnë lidhjet"

4 ndryshime në fytyrë që paralajmërojnë këto probleme shëndetësore

4 ndryshime në fytyrë që paralajmërojnë këto probleme shëndetësore

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com