Para pak ditësh ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi kreun e RENEA-s, Sokol Poçarin, i cili ishte paraqitur i dehur në vendin e punës.
Pas publikimit të denoncimit, Poçari u shkarkua nga detyra, ndërsa largimi i tij u konfirmua zyrtarisht këtë të enjte.
Pas largimit të Poçarit, komandant i RENEA-s është emëruar Vasillaq Sota, shef i trajnimeve tek FLO.
Në denoncimin që Berisha e kishte marrë nga “Renea-si Digjital”, shkruhej gjithashtu se drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhga, me të parë këtë ngjarje, ka pezulluar Poçarin e madje, i ka kërkuar të bëjë dhe testin e alkoolit.