Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ema Andrea në krah të Neritan Liçajt: Ndjej dëshpërim si vendi i punës fitohet nga partia

6 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ema Andrea në krah të Neritan Liçajt: Ndjej dëshpërim si vendi i punës fitohet nga partia

Aktorë e aktivistë të shumtë janë solidarizuar pas alarmit që ngriti kolegu i tyre Neritan Liçaj, se po bëhet gati shkarkimi i tij, pas qëndrimeve kritike dhe protestës kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Ema Andrea, i ka dalë në krah kolegut të saj Liçaj.

Ajo shpreh dëshpërimin e saj përmes rreshtave, duke vënë në pah se vendi i punës fitohet si shpërblim në parti e në pushtet, e jo për merita. Ema vijon denoncimin më tej duke shkruajtur se artistët, për fat të keq, promovohen sipas interesit të pushtetit. E jo vetëm kaq, ku hapësirën e artit e të kulturës e ka zënë politika, telenovela e thashethemi.

Ema Andrea citon më tej mjaft e tronditur se arti e ka humbur misionin e tij, pasi hapësirën e krijimtarisë e ka zënë mbijetesa. E si për ti vënë vulën mesazhit të saj, ajo shprehet më tej se vendet e punës mbahen me heshtje, apo shërbime jo profesionale.

Statusi

I dashur koleg,Neritan Liçaj
Nuk e di a eshte apo do behet i vertete lajmi per largimin tend nga vendi i punes, dhe as dua te flas per talentin tend, pasi nuk me duhen dite si kjo e sotmja per me e njohe!
As nuk do flas per motivimin potencial te ketij akti, sepse mendja ime ka shkuar shume me heret ne kohe,..diku tek “çastet” e klounit…pak para se te largohet nga skena e te thote “ndjese per shqetesimin”..heret po bredh mendja..qe kur lindem…
Me shtyn me shkrujt nje mehje fryme qe mund te jete shenje deshperimi…
Jam,larg atij vendi, jam ne vendin qe ne e therrasim “ehh por bota ti njeh vlerat!” e prap nuk marr dot fryme(por kjo ka pak rendesi)
Nuk jam e merzitur per ty, koleg por per faktin se ky lajm eshte lehtesisht i besueshem e mundshem, po, ne kete vend ku: Qe prej kohes se diktatures, drejtuesit e institucioneve te artit e kultures jane zgjedhje te pushtetit politik,
Ku, qe prej kohes se diktatures,vendi i punes fitohet si shperblim per sherbimin ne parti e ne pushtet e jo per merita,
Ku,qe prej asaj kohe,artistet lançohen e linçohen sipas interesit te vorbulles se pushtetit
Ku, qe prej asaj kohe,endrra e artistit eshte te zere nje vend pune ne nje nga institucionet e bulevardit ne Tirane,
Ku,artistet konsiderohen si punetore me ore pune (edhe keto te numeruara keq) e jo si krijues,
Ku,shpesh jane baraz me objektet qe blihen,nga ofertuesi me i ulet
Ku,pushteti hapesiren e artit e ka vizituar,dikur per censure e sot per qoke,duartrokitje e foto per elektorat,
Ku,hapesiren e artit e kultures e kane zene politika,telenovela e thashethemi
Ku,arti e ka humb misionin e vet
Ku,hapesiren e krijimtarise e ka zene mbijetesa,
Ku,vendet e punes mbahen me heshtje apo sherbime jo profesionale
Ku,mendimet autonome,bejne habi,e ngjyrosen me perkatesi
Ku,artisti dalngadale do diskutoje ekzistencen e vet,
Ku,te thyesh ligjin quhet trimeri e arroganca elokuence sexy
Ku, termat “i shitur” e ” i blere” dolen nga fjaloret e marksizmit e dhunshem i bene mburoja e heshta primitive
Ku, liria e pavaresia ndeshkohen me perjashtim,
E per gjithe kete e me teper akoma,ndjej deshperim, sepse do te doja ti jepja kuptim te kaluares sime,besimit tim, parimeve per te cilat rezistova jashte bulevardit sepse enderroj nje te ardhme me Sy, !
Ndaj,koleg,nuk jam e deshperuar per ty,por per veten! Anì,askujt ska me i ba keq ky deshperim,veç meje,si gjithmone..
Ps. Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto,por artist mbetet sepse ka lindur i tille!
Pss. …me falni per shqetesimin!

Tags: Ema AndreaNeritan Liçajvendi i punes

TË LIDHURA

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit
Aktualitet

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Next Post
Parashikimet e motit për dimrin, zbuloni si do jenë temperaturat

Parashikimet e motit për dimrin, zbuloni si do jenë temperaturat

Shpërthim me tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë

Shpërthim me tritol banesës së 40-vjeçarit në Fushë-Krujë

Trajleri godet autobusin. Humb jetën 82-vjeçarja, plagosen dy pasagjere

Trajleri godet autobusin. Humb jetën 82-vjeçarja, plagosen dy pasagjere







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana
Bota

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

by mirseda
20:43 | 09/03/2026
0

Parlamenti zviceran miratoi sot një pagesë të njëhershme prej 50,000 frangash zvicerane (55,000 euro) për të mbijetuarit...

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

20:23 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com