Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Eli Fara mori 8 vite pagë si ‘drejtoreshë’ në 2 ministri? Flasin ish-zyrtarët

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Eli Fara mori 8 vite pagë si ‘drejtoreshë’ në 2 ministri? Flasin ish-zyrtarët

Këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara bëri mjaft zhurmë në media dhe në rrjetet sociale jo për një projekt muzikor, por për shkak të një posti që pretendohet se ka mbajtur në administratë. Sikundër u aludua dy ditë më parë e që lajmi bëri jehonë, lidhej me faktin se nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006 deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që të kishte të njëjtin staf. Pasi u zgjodh si Ministër Mjedisi, e kishte emëruar këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”. Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian.

Por si qëndron e vërteta? Pse në këtë periudhë doli ky lajm, dhe çfarë fshihet pas kësaj? Personi që ka hedhur poshtë këtë lajm që është bërë viral, është ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Mjedisit, Mimoza Vokshi. Në një prononcim për ‘Dosja.al’, Vokshi shprehet se nga muaji dhjetor i vitit 2011 deri në muajin shtator të vitit 2013, periudhë gjatë të cilës ajo ka qenë e punësuar në këtë ministri, nuk ka dijeni të jetë paguar asnjë qindarkë për Eli Farën. Sipas ish-zyrtares, këngëtarja nuk ka mbajtur asnjë post në këtë ministri, siç dhe u raportua më herët nga mediat e tjera.

“Unë kam qenë Sekretare e Përgjithshem e Ministrisë së Mjedisit nga muaji dhjetor i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013. Referuar lajmit në fjalë, gjatë periudhës kur unë punoja në Ministrinë e Mjedisit, nuk ka qenë e punësuar ky person dhe nuk di të jetë paguar asnjë qindarkë për personin ne fjalë. Pra nuk ka punuar në ministri, dhe nuk është paguar asnjë qindarkë për zj.Fara”, është shprehur Mimoza Vokshi.

Edhe Adriatik Mema, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes (aktualisht kryetar i Bashkisë Skrapar), ka qëndruar në të njëjtën linjë. Mema mohon faktin që këngëtarja Eli Fara të ketë qenë e punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe të ketë marrë para nga ky institucion, gjatë kohës që ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Përshëndetje. Në cilësinë e ish-Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, për sa ju me pyesni, ju deklaroj se: në strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka ekzistuar Drejtori Inovacioni. Po ashtu, personi për të cilin ju më pyesni, nuk ka punuar asnjë ditë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe për pasojë nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga kjo ministri. Faleminderit”, deklaron Mema.

Ky reagim vjen në një kohë kur në media është shkruar se Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun.

Tags: Eli FaraFatmir Mediu

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post

Masakroi të dashurën/"E shtyva ...", 30-vjeçari zbardh ngjarjen para hetuesve

Iu gjet dje kanab*s në makinë, arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit

Iu gjet dje kanab*s në makinë, arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit

Frenon makinën sepse i doli para keci, përplaset me ‘Toyotën’

Frenon makinën sepse i doli para keci, përplaset me ‘Toyotën’







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com