Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Qazim Sejdinit.
Sokol Sanxhaktari dërgohet për gykim lidhur me vrasjen e mikut të tij Florian Lamçes, vrasje e ndodhur në korrik të 2020-ës.
Sanxhaktari do të dërgohet për gjykim për “vrasje me dashje”.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik ku Florian Lamçe, 40 vjeç, u vra me mjete të forta në qendër të qytetit të Elbasanit. Lamçe së bashku me Hajdarin dhe Sanxhaktarin kanë qenë së bashku në një lokal pranë qendrës së qytetit, madje postuan edhe foto të përqafuar në rrjetet sociale duke pirë. Rreth orës 05:30, u përleshën në bisedë e sipër dhe si pasojë e goditjeve me shishe dhe sende të tjera të forta, Florian Lamçe ndërroi jetë.