E premte, 15 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

Elbasan/ Gjenden 16 predha luftarake, alarmohen banorët

16 predha luftarake janë gjetur në Elbasan, e ndërsa dyshohet se janë të Luftës së Dytë Botërore. Predhat janë zbuluar rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor, pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit.

Fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake, në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”. Gjatësia e predhave luftarake, sipas dëshmitarëve, shkon rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell. Temperaturat e larta janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre, dhe shkaktimin e një tragjedie të mundshme.

Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e tyre prej të paktën 48 orësh, dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 predha. Banorët nuk ngurojnë të shprehin frikën, pasi një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Meta”/Zheji: Gjykata të marrë vendim kushtetues, Hajdari: Duhen fakte!

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Kuvendit, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në...

Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka shprehur vlerësime ndaj kryedemokratit Basha, pasi largoi ish-kryeministrin Berishën nga Partia Demokratike. Këtë qëndrim e shprehu në emisinin...

Kokainë brenda bananeve, babai i Arbër Çekajt del nga qelia

Babai i Arbër Çekajt ka lënë qelinë, për shkak të problemeve shëndetësore. GJKKO ka lënë në “arrest shtëpie” Selim Çekajn. Burimet bëjnë me dije...

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e Kuvendit, për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta. Kushtetuesja njofton se çështja do të kalojë...

Dhuroni një smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al. Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përgjatë një...