Një polic meksikan që ndihmoi në arrestimin e djalit të “El Chapo” është ekzekutuar me 155 plumba te parkingu i një qendre tregtare.
30- vjeçari, i identifikuar si Eduard, ishte anëtar i forcave speciale që morën pjesë në operacionin policor për arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e kaluar.
Mirëpo, ai u lirua menjëherë nga burgu, pasi anëtarët e bandës që ishin të armatosur sulmuan policinë dhe dhjetëra persona, duke shkaktuar kaos në rrugë.
Momenti tragjik është kapur nga kamerat e sigurisë, teksa dy persona të armatosur dolën nga një makinë e kuqe dhe hapën zjarr ndaj makinës së policit.