jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali/ Zbardhet e shkuara e errët e personit të arrestuar

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali/ Zbardhet e shkuara e errët e personit të arrestuar

Blutë e Tiranës tashmë kanë vënë në pranga një 47-vjeçar, lidhur me ekzekutimin mafioz të ish-policit Arben Bilali. Arben Tirana (Xhetani), dyshohet se u ka siguruar atentatorëve targat e vjedhura për makinën që u përdor për krimin.

Ish-policit Arben Bilali i kanë vrarë dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Bujar Bilali mbeti i vrarë, dyshohet gabimisht, në vitin 1998, ndërsa Leonardi, vëllai i vogël i tij, ish-mundës i Dinamos, u ekzekutua më 10 gusht të vitit 2010, në të njëjtin vend ku u vra 50-vjeçari. Edhe vetë Arben Bilali i pati shpëtuar një atentati dy muaj para se të vritej vëllai i tij, Leonardi.

Identifikimi

Burime nga grupi hetimor janë shprehur se identifikimi i tij është bërë pas analizimit të provave që u fiksuan në automjeti tip “Mercedez Benz CLS”, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores, pak orë pas ngjarjes.

Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtën makinë, me targa AA 757 RV, të vjedhura dy vite më parë nga një “Fiat Punto” në Vlorë, që ishte përdorur në krim. Autorët që kryen ekzekutimin e Arben Bilalit, mesditën e 30 janarit të këtij viti, ende nuk janë identifikuar nga policia.

I arrestuari vodhi atasheun e SHBA në vitin 2013, në Lushnje

47- vjeçari që u arrestua dje nga Policia e Tiranës, si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Arben Bilali, ka qenë i dënuar e i proceduar disa herë për vjedhje, kryesisht automjetesh. Ngjarjet për të cilat ai është hetuar më parë, kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Lushnje, Vlorë, por edhe në qytete të tjera. Por ngjarja që bëri më shumë bujë, për të cilën Tirana u shpall fillimisht në kërkim e më pas u arrestua, ka qenë ajo e vitit 2013, kur u vodh atasheu ushtarak i SHBA-ve në Lushnje.

Për këtë ngjarje, ai u arrestua nga shërbimet e Komisariatit nr.1 të Tiranës, 3 muaj pasi kishte ndodhur vjedhja në Lushnje. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Fierit bënë të ditur në atë kohë se ka qenë ora 17:30 e pasdites, kur atasheu ushtarak që shërben në ambasadën shqiptare në SHBA, i cili po udhëtonte me një furgon nga Tirana drejt Vlorës dhe pasagjerët e tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet, janë ndalur për një kafe disa minutëshe në një bar në autostradën Lushnje-Fier.

Atasheu ka pasur me vete edhe një çantë, në të cilën kishte një kompjuter portativ, ku kishte të dhëna të shërbimit që kryente dhe sende të tjera që i përkisnin punës. Sipas dyshimeve të policisë, duke qenë se nga paraqitja e jashtme, ai ndryshonte nga pasagjerët e tjerë të furgonit, është pikasur nga tre të autorët e dyshuar, mes tyre edhe Arben Tirana, që ishin ulur më parë në të njëjtin bar e po konsumonin nga një pije.

Ata kanë vërejtur se para se të zbriste, atasheu ishte kujdesur ta vendoste çantën e tij në një prej sediljeve të furgonit, dhe kanë vendosur ta vjedhin atë, me shpresën se mos aty gjendeshin sende me vlerë. Gjithashtu, hajdutët janë siguruar se shoferi i furgonit nuk i ka mbyllur dyert e mjetit.

Sapo atasheu ka porositur kafenë, tre autorët janë ngritur dhe dy prej tyre kanë shkuar tek automjeti personal, të cilin e kishin parkuar para lokalit. Kur ata kanë ndezur makinën, tjetri ka nxituar të shkojë tek furgoni e të marrë çantën e atasheut, dhe janë larguar që të tre me shpejtësi me një autoveturë tip “Peugeot”.

 

 

Tags: arben bilaliArben Tiranaatasheupoliciavjedhja

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Detajet/Qëlloi me kallashnikov, pranga 25-vjeçarit (emri)

Detajet/Qëlloi me kallashnikov, pranga 25-vjeçarit (emri)

Pranga dy personave, një prej tyre qarkullonte me armë zjarri në brez (emrat)

Pranga dy personave, një prej tyre qarkullonte me armë zjarri në brez (emrat)

Politika e shpresës, përkundrejt politikës së frikës

Politika e shpresës, përkundrejt politikës së frikës







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com