Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekzekutimi i Presidentit/ Haiti ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ekzekutimi i Presidentit/ Haiti ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare

Haitin e kanë mallkuar, kanë shkruar në vitet e fundit shumë vëzhgues të dëshpëruar. Sigurisht, ky nuk është një shpjegim racional për historinë veçanërisht tragjike të shtetit shumë të varfër të Karaibeve. Përkundrazi, kjo fjali dëshmon për hutim, madje edhe pesimizëm, përballë spirales së dhunës, varfërisë dhe katastrofës në dukje të pafund në koloninë dikur të pasur franceze përtej detit. Tani është vrasja brutale e presidentit që po zhyt Haitin edhe më thellë në krizë. Kreu i shtetit Jovenel Moïse u vra nga një komando me sa duket mercenarësh të huaj në shtëpinë e tij në Port-au-Prince të mërkurën në mbrëmje.

Sfondi i krimit është ende në errësirë. A është vrasja pjesë e një grushti shteti të planifikuar prej kohësh? Apo Moïse, i cili akuzohej për korrupsion dhe që po vepronte gjithnjë e më shumë në mënyrë autoritare, ra viktimë e një lufte bandash që e nxiti vetë? Nuk ka gjasa të ketë së shpejti përgjigje të qarta. Sepse në Haiti mbretëron kaosi – ky vend ka qenë në të vërtetë prej vitesh një shtet i dështuar.

Dikur një bartës shprese

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2015, shumë vëzhgues dhe diplomatë në terren kishin shumë shpresa për të sapoardhurin në atë kohë në politikë, Jovenel Moïse. Pronari i një plantacioni bananesh i fitoi zgjedhjet – por ato u desh të përsëriteshin një vit më vonë për shkak të pretendimeve për mashtrim në zgjedhje. Moïse e nisi detyrën vetëm në shkurt 2017, dhe qeveria e tij nuk ishte kurrë e qëndrueshme.

Që nga viti 2020, ai ka qeverisur vetëm me dekrete, pasi parlamenti u shpërnda në fund të periudhës legjislative dhe nuk qe e mundur të zgjidhej një parlament i ri. Një aparat shtetëror funksionues nuk kishte ekzistuar në Haiti gjithsesi prej një kohe të gjatë Luftat brutale të bandave së fundi i terrorizuan njerëzit e Port-au-Prince. Në vitet e fundit, Haiti është bërë një qendër për sindikatat kriminale që trafikojnë drogë nga Amerika e Jugut në Shtetet e Bashkuara.

Komunitetit ndërkombëtar i është njëherë të ndërhyjë në Haiti. Në vitin 2004, Kombet e Bashkuara dërguan misionin paqeruajtës MINUSTAH në Karaibe pas rënies së Presidentit Jean-Bertrand Aristide. Por trupat MINUSTAH ishin të rrethuara nga skandali: helmetat blu nepaleze bartën kolera në vend pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010 dhe shumë ushtarë u akuzuan për shfrytëzim seksual.

Askush nuk mund të dëshirojë që Haiti të dështojë

Kur u largua në vitin 2017, misioni paqeruajtës i drejtuar nga Brazili urrehej plotësisht nga pjesë të popullsisë.

Sidoqoftë, është koha që bashkësia ndërkombëtare të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të sigurojë mbështetje të re dhe më efektive për vendin më të varfër të kontinentit të dyfishtë amerikan. Sepse një dështim përfundimtar i Haitit nuk mund të jetë në interesin e askujt./DW

Tags: haitindihme nderkombetarevrasje

TË LIDHURA

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës
Bota

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

17:05 | 04/06/2025
E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar
Bota

E rëndë/ Makina merr para nxënësit e një shkolle, raportohet për të lënduar

16:23 | 04/06/2025
Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore
Bota

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore

14:58 | 04/06/2025
Next Post
Portugalia, 30 fakte mbi vendin që shtrihet në oqean

Portugalia, 30 fakte mbi vendin që shtrihet në oqean

Doza e tretë e vaksinës/ Pfizer: Duhet të merret brenda 12 muajsh

Doza e tretë e vaksinës/ Pfizer: Duhet të merret brenda 12 muajsh

Kuba/ Protesta masive në Havana, "Po vdesim për bukë, duam liri dhe vaksina!"

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Laert Haxhiu dyshonte te Elton Mermali, Tafani: E vrava me një plumb, u takuam edhe me dy policë
Aktualitet

Laert Haxhiu dyshonte te Elton Mermali, Tafani: E vrava me një plumb, u takuam edhe me dy policë

by mirseda
19:10 | 04/06/2025
0

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshminë e tij të detajuar para Gjykatës së Posaçme...

Aksident në Tiranë, makina përmbyset pranë Kopshtit Zoologjik

Aksident në Tiranë, makina përmbyset pranë Kopshtit Zoologjik

19:03 | 04/06/2025
E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

19:01 | 04/06/2025
Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

18:58 | 04/06/2025
“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

18:26 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com