Pas protestave për ekzekutimin e gazetares Daphne Caruana Galizia, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat konfirmoi ditën e sotme dhënien e dorëheqjes.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Muscat theksoi se fillimisht do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë qeverisëse të Punës më 12 janar, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të japë dorëheqjen si kryeministër.
Gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni.
Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qira për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët. Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.