Bota

Ekzekutimi i gazetares në Maltë, kryeministri Muscat do të japë dorëheqjen


               Publikuar në : 22:52 - 01/12/19 L M

Pas protestave për ekzekutimin e gazetares Daphne Caruana Galizia, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat konfirmoi ditën e sotme dhënien e dorëheqjes.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Muscat theksoi se fillimisht do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë qeverisëse të Punës më 12 janar, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të japë dorëheqjen si kryeministër.

Gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni.

Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qira për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët. Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT