Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Gramoz Mema në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se për këtë ngjarje të rëndë, policia është duke hetuar mbi marrëdhëniet në emigracion të 46-vjeçarit dhe lidhjet e dyshimta me aktivitete që nuk kanë të bëjnë me biznesin e tij.
Viktima prej disa kohësh ishte kthyer nga emigrimi në Britaninë e Madhe dhe kishte vendosur që të hapte një biznes në Ksamil, ku edhe jetonte vetëm me të ëmën. Më parë, ai ka jetuar dhe punuar në Greqi. Edhe pse udhëtonte shpesh jashtë vendit, Gramoz Mema nuk njihet si person me konflikte të mëparshme.
Si ndodhi vrasja
Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë, dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Memaj ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi të. Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e një hoteli përballë banesës.