Policia e Elbasanit ka shoqëruar dhjetëra persona midis të cilëve edhe 30 anëtarë të familjes Çela, të dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e ditës së djeshme në qytetin e Elbasanit.
Shkak për këto shoqërime është bërë fakti që Gurra ishte mbrojtës ligjor i familjes Çapja, e cila ndodhet në një konflikt të vazhdueshëm me familjen Çela në Elbasan.
Ky konflikt ka nisur para 10 vjetësh, prej nga ku kanë mbetur të vrarë me dhjetëra persona nga të dyja fiset.