Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eksperti amerikan: Ju rrëfej sekretin e tmerrshëm të Rusisë në Ballkan

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Eksperti amerikan: Ju rrëfej sekretin e tmerrshëm të Rusisë në Ballkan

Eksperti amerikan, Janusz Bugajski thekson se re të zeza të së shkuarës po vërtiten mbi Ballkan. Dhe pas tyre qëndron Rusia, ndërkohë që tensionet dhe konfliktet janë në prag.  Bugajski, i cili drejton Qendrën e Analizave mbi Politikën Evropiane, shkruan se lajmet për zgjidhjen pas dy dekadash të konfliktit midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit, duhet të trajtohen me kujdes, në një kohë kur po shfaqet në horizont, konflikti i përtërirë në Bosnjë Hercegovinë.

Sipas tij, në një skenar më të keq, separatizmi serb do të çonte në përleshje të armatosura midis serbëve dhe myslimanëve boshnjakë, duke provokuar ndërhyrjen ushtarake nga Zagrebi dhe Beogradi, me një rrezik të konsiderueshëm për përplasje midis dy fqinjëve.

“Trupat e kufizuara ushtarake të EUFOR-it do të futeshin shpejt në kaos, ndërsa NATO mund të zhytet në një konflikt të përshkallëzuar, për të respektuar përkushtimin e tij nenit 5 për aleaten e tij, Kroacinë. Rusia mbetet një shkak shtesë, dhe e vazhdueshme e destabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Moska mbështet si nacionalistët grekë, ashtu edhe ata maqedonas për të penguar marrëveshjen dypalëshe, dekurajon Serbinë për të mos normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, dhe promovon paralizën e Bosnjës për ta mbajtur atë jashtë institucioneve perëndimore.”

 Analiza e plotë e Janusz Bugajski në “Center for European Policy Analysis”: Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, një parim udhërrëfyes në Ballkanin Perëndimor, është se nëse lajmi i mirë mbërrin në mëngjes, lajmi i keq do të pasojë deri në fund të ditës.

Prandaj, lajmet për zgjidhjen pas dy dekadash të konfliktit midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi çështjen e emrit, duhet të trajtohen me kujdes, në një kohë kur po shfaqet në horizont, konflikti i përtërirë në Bosnjë Hercegovinë.

Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev, nënshkruan më në fund një marrëveshje për të riemërtuar ish-republikën jugosllave “Maqedonia e Veriut”.

Me gjithë kundërshtimin e vazhdueshëm të Athinës, Maqedonia mbajti emrin e vet, gjuha do të mbetet “maqedonase”, dhe kombësia e saj do të përcaktohet si “maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Shkupi bëri gjithashtu një kompromis të rëndësishëm, duke rënë dakord të ndryshojë kushtetutën, në mënyrë që emërtimi “Republika e Maqedonisë Veriore”, të përdoret si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në vend.

Megjithatë, marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamentet maqedonase dhe greke, dhe nëpërmjet një referendumi popullor në Maqedoni.

Për këto arsye, vendi rrezikon të përjetojë një verë të gjatë e të nxehtë, teksa po përshkallëzohen marrëveshjet e brendshme mbi marrëveshjen.

Në Maqedoni, qeveria e socialdemokratëve qëndron mbi ekuilibra të brishtë, dhe do të ketë shumë probleme për të mbledhur shumicën e dy të tretave të nevojshme, për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

Zaev mund të ketë nevojë të kërkojë zgjedhje të parakohshme, për të mbështetur nismën e tij parlamentare. Qeveria maqedonase, do të organizojë gjithashtu një referendum, dhe duhet të bindë shumicën e qytetarëve se një ndryshim në emrin e vendit, do të sjellë përfitime konkrete duke hapur rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE.

Partia kryesore e opozitës, VMRO-DPMNE ka të ngjarë të nisë një fushatë intensive kundër marrëveshjes, ndërsa grupime të ndryshme nacionaliste kanë filluar tashmë të organizojnë protesta në rrugë.

Qeveria greke, përballet ndërkohë me rezistencën e brendshme ndaj marrëveshjes me Maqedoninë.

Partnerët e koalicionit të Tsipras, Grekët e Pavarur, duken se do ta kundërshtojnë me siguri atë, dhe do të detyrojnë qeverinë të kërkojë mbështetjen e opozitës.

Priten protesta të gjera publike, dhe kjo do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë miratimin e marrëveshjes në parlament. Athina ka premtuar të heqë veton mbi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, sapo Shkupi të miratojë ndryshimet kushtetuese.

Me marrëveshjen e lavdëruar gjerësisht në Bruksel dhe Uashington, lojtarët ndërkombëtarë duhet të përqendrohen në inkurajimin e votuesve maqedonas.

Një hap i rëndësishëm, do të ishte që samiti i ardhshëm i NATO-s të njoftojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shkupin. Hyrja në BE do të marrë shumë më tepër kohë, veçanërisht pasi vetë unioni mbetet i ndarë nëse do të vazhdojë apo jo zgjerimi.

Për të ndihmuar në nxitjen e një rezultati pozitiv për referendumin, udhëheqësit e BE-së, do të duhet t’i japin Maqedonisë dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të pranimit.

Shkupi ka arritur tashmë në një moment të rëndësishëm në historinë e vet. Nëse votat janë pozitive, vendi do të fitojë vrull për integrimin e plotë ndërkombëtar.

Kjo do të zhvlerësonte nacionalizmin dhe separatizmin në vend, dhe do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit.

Megjithatë, nëse votimi parlamentar në Shkup apo Athinë dështon, apo marrëveshja refuzohet në një referendum, Maqedonia do të ketë humbur një mundësi unike për t’i dhënë fund izolimit të saj.

Ngërçi midis Serbisë dhe Kosovës, pavarësisht nga presioni i madh i SHBA-së dhe BE-së për të “normalizuar” marrëdhëniet, dëmton më tej stabilitetin rajonal.

Beogradi dhe Prishtina, duhet të ndjekin shembullin e Athinës dhe Shkupit, për të arritur një marrëveshje historike, në të cilën një shkallë e autonomisë së pakicës serbe në Kosovë, i mundëson Beogradit të zhbllokojë integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Në një kontrast të thellë, propozimet e fundit për shkëmbime territoriale midis dy shteteve, mund të stimulojnë ambiciet irredentiste në rajon.

Retë e “stuhisë” po mblidhen edhe mbi Bosnje-Hercegovinën, teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të tetorit. Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka hedhur poshtë idenë e një referendumi mbi ndarjen, por situata mund të shpërthejë, edhe pa një provokim të tillë të drejtpërdrejtë.

Nëse zgjedhjet nuk ndryshojnë statuskuonë dhe nëse dështon formimi i një qeverie qendrore apo miratimi i një buxheti kombëtar, kjo mund të bëhet pretekst që njësia serbe të tërhiqet nga të gjitha institucionet qendrore dhe të deklarojë shtetësinë.

Në një skenar më të keq, separatizmi serb do të çonte në përleshje të armatosura midis serbëve dhe myslimanëve boshnjakë, duke provokuar ndërhyrjen ushtarake nga Zagrebi dhe Beogradi, me një rrezik të konsiderueshëm për përplasje midis dy fqinjëve.

Trupat e kufizuara ushtarake të EUFOR-it do të futeshin shpejt në kaos, ndërsa NATO mund të zhytet në një konflikt të përshkallëzuar, për të respektuar përkushtimin e tij nenit 5 për aleaten e tij, Kroacinë. Rusia mbetet një shkak shtesë, dhe e vazhdueshme e destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Moska mbështet si nacionalistët grekë, ashtu edhe ata maqedonas për të penguar marrëveshjen dypalëshe, dekurajon Serbinë për të mos normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, dhe promovon paralizën e Bosnjës për ta mbajtur atë jashtë institucioneve perëndimore.

Kremlini nxit destabilitetin rajonal dhe minon qëllimet e BE-së dhe NATO-s; dhe në një moment, ai mund të intensifikojë mbështetjen e tij për separatizmin serb të Bosnjës, për të ndarë vendin.

Rusia i ka shitur armë njësisë serbe të federatës, ka trajnuar paraushtarakët serbë të Bosnjës, dhe ka dërguar vullnetarë nacionalistë për të treguar solidaritetin e saj.

Në dekadën e fundit, Moska ka provokuar luftëra në Gjeorgji dhe Ukrainë, dhe mund të jetë pjekur koha për hapjen e një fronti të ri lufte për milicinë e mbështetura prej saj në Ballkan.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: amerikanBallkanEkspertirrëfejRusisësekretintmerrshëm

TË LIDHURA

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2
Aktualitet

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
Next Post
Foto/I adhuronte rrezet e diellit, por ato i shfaqin kancerin e lëkurës

Foto/I adhuronte rrezet e diellit, por ato i shfaqin kancerin e lëkurës

Video/Befasojnë serbët: Shkodra është e jona, shqiptarët u çmendën për Brazilin!

Video/Befasojnë serbët: Shkodra është e jona, shqiptarët u çmendën për Brazilin!

(VIDEO) Asnjë politikan nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij

(VIDEO) Asnjë politikan nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com