Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Eksperti amerikan: Ballkani Perëndimor në rrezik nga…

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Eksperti amerikan: Ballkani Perëndimor në rrezik nga…

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën për vite të tëra në luftërat e Sirisë dhe Irakut. Ballkani Perëndimor është rajoni më i prekur në Evropë nga kjo dukuri, thuhet në hulumtimin e fundit të ekspertit të sigurisë Adrian Shtuni.

Sipas tij, shkalla e rrezikut vetëm sa është rritur me kthimin e xhihadistëve, grave dhe fëmijëve nga vatrat e konfliktit. Situata më alarmuese është në Kosovë, e cila prin nga numri i të rikthyerve. Riintegrimi i të radikalizuarve në shoqëri është një sfidë të cilën Kosova nuk mund ta përballojë, thotë analisti Shtuni. Për më shumë, ndjekim raportin e përgatitur nga kolegu Burim Goxhuli.

Kthimi i luftëtarëve të huaj të organizatave terroriste si “Shteti Islamik” dhe Al Kaida, prek sigurinë në Ballkanin perëndimor, thotë analisti i politikave të jashtme dhe sigurisë në Uashington, Adrian Shtuni.

“Më përpara ata largoheshin nga vendi që në një mënyrë e ulte rrezikshmërinë në vend, në momentin që personat nuk po shkojnë më, ata, pra të radikalizuarit po kthehen, kjo është e logjikshme që niveli i rrezikshmërisë është i lartë.”

Në hulumtimin e fundit të ekspertit të sigurisë mbi Ballkanin Perëndimor të publikuar nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e Akademisë Ushtarake West Point, thuhet se në mënyrë graduale në këtë pjesë të Evropës janë kthyer rreth 460 persona. Mbi 1 mijë llogaritet numri i luftëtarëve të huaj, grave dhe fëmijëve që nga kjo pjesë e Evropës kanë kaluar kohë në Siri e Irak. 260 kanë humbur jetën në beteja ndërsa 500 vazhdojnë të jenë në zonën e konfliktit. Sa u përket statistikave, numrat më shqetësues në rajon i ka Kosova.

“Kosova ka diku 250 të kthyer. I gjithë komuniteti evropian ka 1 mijë e 500. Besoj numrat flasin vetë”, thotë njohësi i kësaj çështje Adrian Shtuni. Sipas zotit Shtuni, Kosovës i mungojnë financat dhe ekspertiza për të luftuar këtë dukuri. Prandaj, ai thotë se ndihma nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme.

“Nuk duhet që problemi në Ballkan të shikohet i izoluar dhe Bashkimi Evropian ta konsideroj çfarëdo lloj asistence ndaj Ballkanit si ndihmë për Ballkanin, por si ndihmë për të rritur nivelin e sigurisë në Evropë”, vazhdon analisti Shtuni.

Zoti Shtuni thotë se në fokus nuk duhet të jenë vetëm luftëtarët e huaj. Në mesin e të kthyerve janë edhe gratë, të cilat po ashtu duhet të vërtetohet nëse janë indoktrinuar gjatë qëndrimit në luftë. Problem edhe më i madh janë fëmijët. “Nuk mundesh një fëmiu t’ia pastrosh kujtesën vetëm se ne kërkojmë t’i rehabilitojmë. Kjo është punë që do kohë dhe nëse këta fëmijë do të dërgohen direkt le të themi në shkollë në qoftë se nuk kanë marrë një periudhë kohore ndihmëse psikologjike nga persona të trajnuar për të punuar me këta fëmijë, kjo mund të sjellë probleme qoftë në klasë, në shkollë, qoftë në komunitete, qoftë në familjen ku po kthehen sepse mos të harrojmë një pjesë e këtyre familjeve nuk janë mikpritëse ndaj atyre që janë kthyer.”

Prania e fëmijëve në zonë lufte, sipas zotit Shtuni nënkupton që radikalizimi nuk është çështje parash. “Nuk përjashtohet mundësia që ka pas joshje financiare, por këta nuk janë mercenarë. Jemi duke folur për njerëz që besojnë në një ideologji dhe që janë të gatshëm të japin jetën e tyre dhe të sakrifikojnë dhe jetën e tyre për ideologjinë. Nuk kam pa hajdutë që shkojnë të vjedhin bashkë me fëmijët”, thotë zoti Shtuni.

Luftimi i ideologjisë është mision shumë i vështirë, thotë ai. “Këto janë ideologji të cilat u kanë mbijetuar shumë bombave, shumë luftërave, shumë burgosjeve dhe kampeve. Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë që nuk është grup, nuk është një vizorë që do të iki, por është një gangrenë e cila tashmë e ka kërcënuar shoqërinë e Ballkanit”, thotë zoti Shtuni.

Autoritetet e sigurisë, sipas zotit Shtuni, duhet të trajtojnë edhe komunitetin që pret të rikthyerit. Kujdes i veçantë sipas tij duhet t’u kushtohet atyre që nuk kanë qenë në vatër të luftës, por që në mënyrë aktive mbështesin veprimtarinë e organizatave terroriste. /VOA

Tags: amerikanBallkanekspertperendimor

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
E rëndë në Greqi, djali vret me bastun babanë 82-vjeçar!
Rajoni

E rëndë në Greqi, djali vret me bastun babanë 82-vjeçar!

16:35 | 29/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Kondi “godet” Ramën: Ja pse më hoqën nga puna, e vërteta për teatrin

Kondi “godet” Ramën: Ja pse më hoqën nga puna, e vërteta për teatrin

Meta: Dashuria për malet është e lindur! Kam objektiv të ngjis majën e…

Meta: Dashuria për malet është e lindur! Kam objektiv të ngjis majën e...

Meta: Beteja ime kryesore, rikthimi i sovranitetit të shqiptarëve

Meta: Beteja ime kryesore, rikthimi i sovranitetit të shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

SPAK ngre akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”
Politikë

SPAK ngre akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”

by mirseda
17:16 | 31/10/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136...

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki më 9 nëntor

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki më 9 nëntor

17:12 | 31/10/2025
Salianji: Nano formoi breza politikanësh dhe një parti moderne të majtë

Salianji: Nano formoi breza politikanësh dhe një parti moderne të majtë

17:08 | 31/10/2025
SPAK nxjerr njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

SPAK nxjerr njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

16:54 | 31/10/2025
Kriza/ Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë në Kosovë: Zgjedhje të reja në dhjetor

Kriza/ Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë në Kosovë: Zgjedhje të reja në dhjetor

16:23 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com