Duket se dalja e vaksinës është ende e largët. Disa ekspertë kanë pritshmëri të larta, se vaksina ndaj koronavirusit do të jetë gati në fund të vitit. E ndërsa pala tjetër flet për një vaksinë që do aplikohet tek popullata në fund të vitit 2021.
Çdo ditë po vdesin me mijëra njerëz, dhe infektohen shumë të tjerë. Situata u duk sikur u përmirësua pak muaj më parë, e për fat të keq tashmë koronavirusi po shkakton shifra të frikshme.
Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, është shprehur se për t’iu kthyer normalitetit, duhet të presim deri në Krishtlindjet e vitit 2021.
Më tej ai ka shtuar se në çdo rast, situata do të varet nga vaksina anti-Covid. Ai beson se së shpejti mund të kemi një vaksinë që të jetë 70-75% efektive për të luftuar koronavirusin.
“Nuk do të mbrojë të gjithë, por shumicën, dhe kështu virusi nuk do të ketë mundësinë që të mbrojë veten”, tha ai.