Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ekspertët: Thatësira do të ulë me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ekspertët: Thatësira do të ulë me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

Deri në 2050, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël në Shqipëri pritet të bjerë me rreth përkatësisht, 15% dhe 20%, për shkak të rënies me 20% të shirave në stinën e verës deri në 2050. Alarmin e dha  Ministria e Bujqësisë në draftstrategjinë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Strategjia e cila aktualisht është në proces diskutimi ka marrë në konsideratë të dhëna të mëparshme nga Banka Botërore.

Ekspertët shqiptarë të ujërave lajmërojnë se, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj është i lidhur me rënien e shirave dhe mbushjes me ujë të rezervuarëve furnizues, ndërsa prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e vegjël varet nga volumi i rrjedhjes së ujit në lumenj.

Megjithëse disponueshmëria e përgjithshme e ujit për prodhimin e energjisë pritet të jetë e mjaftueshme, duhet të ndërmerren masa për të menaxhuar ujin gjatë periudhave të verës, në mënyrë të atillë që prodhimi i energjisë të jetë i përshtatshëm, ndërkohë që përdorimet e tjera të ujit do të rriten paksa, ndërsa ekosistemet që varen nga uji do të kërkojnë sigurimin e prurjes minimale. Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis sektorit të energjisë dhe sektorëve të tjerë që përdorin ujë si për shembull industria dhe bujqësia, shprehen ata, shkruan Monitor.al.

Ndryshimet klimaterike janë reflektuar vitet e fundit, ku është parë se basenet e HEC-ve janë përballur me  situata ekstreme, herë me tejmbushje nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje e herë më thatësira si kjo e kësaj verë ku vendi po plotëson nevojat e furnizimit thuajse nga importi.

Vetëm për muajt korrik dhe gusht u harxhuan rreth 60 milionë euro për importin e energjisë, shumë kjo që shteroi thuajse të gjitha fitimet e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë të realizuara me 2016.

Ekspertët lajmërojnë se, ndryshimet e faktorëve klimatikë dhe ndikimi stinor së bashku ndikojnë kërkesën dhe furnizimin me energji. Stina e dimrit pritet të jetë më e shkurtër dhe më e ngrohtë dhe kjo do të çojë në një rënie të kërkesës për energji për ngrohje. Gjithsesi, temperaturat e larta në stinën e verës do të çojnë në rritje të konsumit të energjisë për ftohje.

Reshjet e dendura të shirave (që parashikohen të jenë më të shpeshta) së bashku me shkrirjen e shpejtë të dëborës për shkak të temperaturave të larta në stinën e dimrit mund të jenë një kërcënim për sigurinë e digave, duke i bërë komunitetet dhe zonat e banuara afër tyre të jenë të ekspozuara nga përmbytjet dhe/ose rrjedhjet e mundshme nga rezervuarët e hidrocentraleve.

Ky efekt bëhet akoma më i madh për shkak të ndryshimeve në sasinë e reshjeve, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura pas periudhave të gjata pa reshje duke shtuar këtu ndryshime në bimësi (shpyllëzimet) përgjatë rrjedhave të ujit, proceset gjeologjike, dhe ndryshimet në rrjedhën e ujit.

Tags: 2:0energjiaeskpertëtprodhiminthatesiraulë

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Zjarret, Italia vendi më i prekur i Evropës   

Zjarret, Italia vendi më i prekur i Evropës  

Partizani prezanton Edgar Çanin. Lojtari: Nuk i trembem konkurrencës

Partizani prezanton Edgar Çanin. Lojtari: Nuk i trembem konkurrencës

Vendet me historitë më të çmendura, që mund të mos i keni dëgjuar më parë

Vendet me historitë më të çmendura, që mund të mos i keni dëgjuar më parë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Lirimi i pengjeve nga Hamasi/ ‘Mirë se vini në shtëpi’,
Bota

Lirimi i pengjeve nga Hamasi/ ‘Mirë se vini në shtëpi’,

by mirseda
08:24 | 13/10/2025
0

Kur izraelitët hapën telefonat e tyre celularë këtë mëngjes, në vend të emrit të ofruesit të shërbimit...

Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të hënë

Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të hënë

08:22 | 13/10/2025
LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

22:20 | 12/10/2025
Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com