Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive/Ish-drejtoresha e Burgut të Grave: Papunësia po çon femrat drejt hekurave. Tani merren edhe me drogë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/Ish-drejtoresha e Burgut të Grave: Papunësia po çon femrat drejt hekurave. Tani merren edhe me drogë

Nga: Marsela Sinani/Dikush ka vrarë burrin, nënën, vjehrrën, fëmijë të vegjël. Disa janë të reja, por ka edhe gra në moshë. Të gjitha i bashkon një fat, ajo e qëndrimit në burg, për të kaluar bashkë pjesën e dënimit. Ka nga ato që janë penduar, e kjo reflektohet nga sytë e përvuajtur, por padiskutim që ekziston edhe ana tjetër e medaljes.

Të gjitha mbajnë mbi supe një masë dënimi, ku do e kalojnë në prani të njëra-tjetrës. Ish drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj, përmes intervistës ekskluzive dhënë për “Tirana Today”, ka rrëfyer dëshirën për të ndryshuar ndjesinë e trishtë në burg.

Ndaj, ajo e ka gjetur të udhës duke apeluar që të shtohet numri i shkollave, kjo si një masë për të reduktuar edhe më shumë numrin e personave që kryejnë krime. Në sistemin e burgjeve ndodhen 24 burgje gjithsej, 23 për burra e 1 për gra, e ndarë në dy sektorë, paraburgim dhe burg.

A ka gra që janë dënuar padrejtësisht?

“Padyshim që ka gra që kanë marrë dënime të rënda për vepra penale të lehta, për shkak se kanë qenë të pamundura ekonomikisht të pajtojnë një avokat të mirë, por janë ndjekur me avokat kryesisht të caktuar nga shteti”.

Çfarë është bërë me to?

“Pyetje e vështirë, që ka pak përgjigje brenda. Të drejtat e grave edhe në liri mezi fitohen, jo më në ambiente me tela dhe hekura të ftohta”.

Kemi një rritje të numrit të grave të dënuara? (Duke marrë parasysh harkun kohor kur keni qenë në krye të këtij institucioni)

“Ka rritje të numrit të grave në paraburgim dhe burg, kjo vjen për shkak të dhunës, papunësisë, mungesës së shkollimit, shtimit të veprave penale, psh ka shumë gra të përfshira në kultivim droge, mashtrim, që më parë nuk ishin shumë prezente kjo kategori grash në burgje”.

A ka diskriminim ndaj tyre?

“Nuk ka diskriminim, sepse në sistemin peritenciar funksionon një sektor me psikolog të kualifikuar, që bëjnë shumë punë të mirë në këtë drejtim, përpos faktit që punonjësit e rolit bazë janë gra dhe shumë të kujdesshme. Sa kam drejtuar unë, e kam vënë theksin vazhdimisht të respektimi i të drejtave të grave rome, komunitetit LGBT dhe adoleshentëve…

Por dhe sot që drejton një gazetare, kam dëgjuar që behet punë e mirë po aq sa në kohën time. Unë flas mirë gjithnjë për ata që ulen në pozicionin ku kam qenë më parë, më udhëheq parimi  … puna e mirë flet vetë dhe mendo pozitivisht për koleget dhe kur nuk je pjesë e sistemit”.

A ka pasur dhunë brenda ambienteve të burgut? Janë raste sporadike, apo të shpeshta?

“Mes grash ka me shumë llafe dhe intriga, pra dhunë e tipit psikologjik, por më pak dhunë fizike. Nuk mungonin rastet edhe të dhunës fizike, sepse ndaj është burg, për të bërë dënim dhe rehabilitim”.

A ka pasur raste që familjarët u kanë sjellë drogë, dhe ku i kanë fshehur? Sa raste mund të mbani mënd, dhe është një tendencë në rritje apo jo?

“Sa kam drejtuar unë, ka ekzistuar vetëm një rast që kanë tentuar, por u zbulua direkt që në kontroll dhe çështja i kaloi Prokurorisë dhe sektorit SHKB.

Ka tendenca për rritje se tashmë droga është bërë pjesë e shqiptarëve në kultivim dhe përdorim, me keqardhje e them që rreshtohemi në 10 vendet e para për numër popullsie në botë …

Nëse në jetën e lirë ka drogë, kurrsesi nuk shpëton sistemi i burgjeve, ku dhe për këto vepra penale vuajnë një numër i madh dënimin, si kultivues dhe  përdorues.

Kam një thirrje ndaj shtetit, shtoni numrin e shkollave dhe reduktoni burgjet!”, përfundon ajo.

Intervistë me Xhoi Jakaj- Doktoreshë e Shkencave, pedagoge, ish-drejtoreshë e Burgut të Grave.

TIRANA TODAY

Tags: drejtoreshe e burgutxhoi jakaj

TË LIDHURA

Gjyqi për Leonard Dukën! I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim
Aktualitet

Gjyqi për Leonard Dukën! I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim

12:01 | 19/01/2026
Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,
Aktualitet

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

11:39 | 19/01/2026
Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,
Aktualitet

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

11:27 | 19/01/2026
Next Post
E vranë për falsifikimin e pronave, babë e bir mohojnë akuzat

E vranë për falsifikimin e pronave, babë e bir mohojnë akuzat

Tre vëllezër, tre kombëtare, familjet shqiptare çudisin botën

Tre vëllezër, tre kombëtare, familjet shqiptare çudisin botën

BE shuplakë Vuçiçit për deklaratat që bëri për Millosheviçin

BE shuplakë Vuçiçit për deklaratat që bëri për Millosheviçin







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Gjyqi për Leonard Dukën! I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim
Aktualitet

Gjyqi për Leonard Dukën! I akuzuari deklarohet i pafajshëm, nëna e Santiago Malkos kërkon dënim

by mirseda
12:01 | 19/01/2026
0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të shpallë më 21 janar, në...

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

11:39 | 19/01/2026
Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

11:27 | 19/01/2026
E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

11:09 | 19/01/2026
Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

11:06 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com