Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

EKSKLUZIVE/BE: Nuk kemi nisur asnjë hetim ndaj ambasadores Vlahutin  

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
EKSKLUZIVE/BE: Nuk kemi nisur asnjë hetim ndaj ambasadores Vlahutin  

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, OLAF, ka hedhur poshtë pretendimin se ky institucion ka filluar një proces hetimor ndaj ambasadores së Bashkimit  Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Në lajmin e botuar fillimisht në portalin “New Europe”, pretendohej se OLAF kishte nisur një hetim ndaj Vlahutin për abuzime me fondet e BE-së në blerjen e vilës 1.6 milionë euro në një qendër rezidenciale, në periferi të Tiranës.

 “Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin ndodhet nën hetimin e OLAF për blerjen e një vile prej 350 metra katrorë në Tiranë, me vlerë 1,6 milionë euro. Kjo është një çmenduri, pasi sipas ekspertëve, rezidenca nuk vlen as sa një e treta e çmimit të  shitjes. Në kohën e shitjes, rezidenca të ngjashme dhe në përmasa më të mëdha arrinin në 1 milion euro, më shumë nga sa ka paguar Komisioni Evropian.

Ky hetim ka një rëndësi të veçantë sepse ka nisur pak javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit. Në më shumë se një rast, Vlahutin ka mbështetur haptazi socialistët që janë në pushtet, veçanërisht kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Megjithatë, fakti që ambasadorja e BE-së, është kaq miqësore ndaj Ramës, vendosja e saj nën hetim përpara zgjedhjeve, nisur edhe nga rrethanat, mund të lërë keqkuptime të tilla, sikur Komisioni Evropian po merr anë në procesin zgjedhor. Megjithatë, i preferuari i ambasadores ka shumë pak shanse që të fitojë zgjedhjet parlamentare- dhe askush nuk do të donte të kishte të bënte me një humbës, aq më tepër Komisioni Evropian”, shkruan “New Europe”, me autor “Kasandra”. Lajmi i botuar në “New Europe”

Vlachudin under investigation

Duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë e burimit të këtij lajmi, “Tirana Today” pyeti përmes emailit zyrën  e OLAF, nëse kishte nisur vërtet një hetim ndaj ambasadores Vlahutin.

Në përgjigjen e saj, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit pranë Komisionit Evropian, hodhi poshtë një pretendim të tillë. Sipas saj, OLAF ka bërë një analizë mbi atë se çfarë është shkruar rreth ambasadores Vlahutin por, nuk ka gjetur asnjë indice për të nisur hetimet ndaj saj.

“OLAF bëri një analizë paraprake lidhur me informacionin e vendosur në dispozicion për blerjen e një vile në Tiranë nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Pas kësaj analize, zyra vendosi të mos nisë hetimet pasi gjykoi se nuk kishte dyshime për mashtrim apo parregullsi që mund të justifikonin hapjen e një hetimi. Megjithatë, nëse OLAF do të vihet në dijeni të informacioneve të reja, që mund të jenë me interes të madh për kryerjen e hetimeve, atëherë ato do të analizohen nga zyra në çdo kohë”, shkruan OLAF në përgjigjen dërguar redaksisë së “Tirana Today.”

(TIRANA TODAY)

Tags: behetimRomana Vlahutin

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Apple zbulon risitë e iPhone 8

Apple zbulon risitë e iPhone 8

Foto e rrallë e Enver Hoxhës në vitin 1947

Foto e rrallë e Enver Hoxhës në vitin 1947

Meta: Rama manipuloi ndërkombëtarët, por dështoi me planin e shpërbërjes së PD-së

Meta: Rama manipuloi ndërkombëtarët, por dështoi me planin e shpërbërjes së PD-së

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com