Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Zbuloni mrekullitë dhe enigmat e nëntokës shqiptare

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT

Bërthama më e hershme e qytetit të Leskovikut për fat të keq nuk është studiuar asnjëherë plotësisht. Sigurisht gjatë periudhës së komunizmit janë bërë hulumtime që kanë përcaktuar vendndodhjen e mjaft monumenteve, por gjithçka ka mbetur këtu. Për fat të keq veç ekspertëve të fushës pasuritë e krahinës i kanë nuhatur mirë edhe abuzuesit, të cilët kanë bërë batërdi të pafundme me objektet arkeologjike të zbuluara përmes gërmimeve ilegale.

Gjurmët më të hershme të Leskovikut janë prekur përfund Leskovikut kur gjatë hapjes së një rruge kanë dalë në dritë qeramika, por edhe objekte të tjera që datojnë diku në shekujt XI – IX para erës sonë. Vendbanime të tjera që konfirmojnë lashtësinë e zonës janë ato në Hasin e Radanjit, Malishta e vogël apo edhe ajo e madhe. Të gjitha kanë gjurmët dhe rrjedhimisht datimet e tyre. Nuk duhet harruar vendbanimi shpellor i fshatit Podë jo larg Leskovikut, i cili sipas hulumtimeve të kryera është përdorur e jetuar që në fillimet e epokës së hekurit. Një ndër kalatë apo vendbanimet e fortifikuara më interesante është ai i fshatit Vrepckë që daton diku në shekullin e IV para erës sonë. Arkeologu i njohur Skënder Aliu ka hedhur tezën se ky qytet i lashtë i përkiste fisit ilir të Tymfejve.

E kjo lidhet edhe me një të dhënë tjetër arkeologjike. Jo larg Leskovikut mbi një gur konglomerat, gjendet i gdhendur një varr që banorët e identifikojnë si varri i Krajlit . Toponimia sllave nuk duhet marrë si referencë sa kohë që dyndjet e këtyre të fundit kanë bërë një ndryshim të njohur të emërtimeve edhe në këtë hapësirë. Po atëherë i kujt ishte ky varr mbretëror? Cilës periudhe i përket dhe çfarë fshihet pas tij?

Burimet të ndryshme nga autorë të lashtësisë saktësojnë se në këto territore përreth Vjosës ku përfshihet edhe Leskoviku jetonin Parauejt dhe Tynfejt. Dy princër nga këto fise ilire së bashku me ushtritë e tyre citohen nga historiani i antikitetit Tukididi të kenë marrë pjesë në betejat e mëdha të Peloponezit në vitet 431 – 404 para erës sonë. A mund të jetë pra ky varr i një prestari të lartë të këtyre fiseve? A tregon kjo se kryeqendra e Tynfejve, qyteti Egin gjendet në një nga kalatë e sipërpërmendura. Sigurisht për të konfirmuar plotësisht këtë tezë siç thekson profesor Skënder Aliu duhet një material epigrafik i cili do të vuloste përfundimisht faktin se qyteti Egin gjendet në hapësirën e Leskovikut, e nga krahu tjetër do të hidhte më shumë dritë mbi këtë varr enigmatik mbretëror.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: ekskluziveenigmatMarin MemamrekullitënëntokësshqiptareZbuloni

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026
Aktualitet

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Next Post

Përgjakja e Fierit një natë më parë, zbardhet ngjarja

Kishte frikë se nuk do e shihte kurrë, nusja me kancer lind vajzën dhe vdes

Godet ish-zyrtari: Flisni për arrestimin e Llallës, po Rama kur do prangoset?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

by mirseda
16:30 | 08/06/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas...

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com