Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ekonomia në rritje”/Tabaku: E financon droga dhe krimi

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Ekonomia në rritje”/Tabaku: E financon droga dhe krimi

Jorida Tabaku, deputetja e PD, ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit  të Financave Arben Ahmetaj, i cili tha sot se sektori i ndërtimit ka shënuar rritje, ndërsa papunësia është ulur.

Sipas Tabakut, ministri gënjen sepse sektori ndërtimit dhe ekonomia po financohet nga krimi dhe droga.

DEKLARATA E PLOTE
Ministri i Financave i gënjeu sot shqiptarët, kur u tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur, duke dashur të fshehë të vërtetën se ekonominë sot po e financon droga dhe krimi. Deklaratat e Ahmetajt nuk janë të vërteta, sepse, sipas të dhënave të INSTAT-it, lejet totale të ndërtimt për vitin e kaluar janë 819, duke u rritur me 88 % apo 384 leje më shumë.

Pjesën më të madhe e zë Bashkia e Tiranës, ku lejet e ndërtimit në Tiranë janë rritur ndjeshëm që pas ardhjes së Erion Veliajt në Bashki, çka përkon edhe me zbatimin e projektit politik të Ramës për kanabizimin e vendit. Vetëm për qytetin e Tiranës lejet e ndërtimi kapërcyen nga 90 në vitin 2015 në 106 leje ndërtimi për 2016 dhe 231 për vitin e shkuar. Pra ka një rritje me 260 përqind për dy vjet.

Ministri Ahmetaj gënjen kur flet edhe për vlerën e investuar në ndërtim për Bashkinë e Tiranës, sepse në 2015-ën, vit të cilit ai iu referua, INSTAT=i nuk e maste këtë tregues. Sipas të dhënave të INSTAT-it vlera totale e shumës së investuar për ndërtim në Tiranë prej tremujorit të fundit 2016 është mesatarisht 32 mld lekë. Përsa i përket kredise për biznese për ndërtim nuk ka rritje. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se nuk ka rritje të kreditimit për bizneset dhe se ato po përdorin burime alternative.

Nevoja e Ministrit të Financave për të gënjyer lidhet ngushtësisht me nevojën e Edi Ramës për t’u fshehur shqiptarëve faktin e rëndë se paratë e pista të krimit dhe të drogës po investohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Bashkia e Tirnaës është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit, ndërsa gjatë qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria është shndërruar në nyjën kyçe të trafikut të drogës. Pas kanabisit, krimi I organizuar me mbështetje qeveritare po trafikon kokainë dhe heroinë.

Arben Ahmetaj gënjeu edhe kur flet për rritjen e punësimit më 1 shifër, duke premtuar rritjen e punësimit me 150 mijë persona. Ky është njësoj mashtrim si premtimi i pambajtur i 5 vjetëve më parë për punësimin e 300 mijë shqiptarëve. E vërteta është se këto 5 vjet Edi Rama ka detyruar të largohen në emigrim 220 mijë shqiptarë. Për të mbuluar gjendjen e rëdnë të papunësisë, qeveria ka mashtruar Eurostatin dhe ka deklaruar se në tremujroin e trete të vitit te kaluar, punësimi është rritur me 8 mijë përsona që, po sipas të dhënave të INSTAT-it, janë përsona mbi 64 vjeç.

Ministri Ahmetaj gënjeu edhe kur foli për investimet e huaja. Shqipëria nuk ka rritje për investime të huaja serioze dhe rritja ekonomike vazhdon akoma të mbahet me investimin e gazsjellësit Transadriatik. Ministri foli edhe për Borxhin Publik duke anashkaluar faktin se ishte qeveria e rilindjes që e rriti Borxhin Publik nga 61% në 72%. FMN raporton se projekti 1 mld USD duhet rregjistruar si borxh publik, duke e rritur ate në 76%. I vetmi investim serioz i Edi Ramës është droga dhe eksporti i tij më i sukssesshëm është krimi i organizuar dhe emigracioni.

Tags: drogaEknomiafinanconkrimirritjeTabaku

TË LIDHURA

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

20:47 | 03/11/2025
Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së
Politikë

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon
Politikë

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Next Post
Tensionohet situata, Erdogan “prangos” ushtarët grekë

Tensionohet situata, Erdogan “prangos” ushtarët grekë

Video/ Ish-polici kriminel, vriste dhe masakronte prostitutat. Zbulohet jeta e tij e dyfishtë

Video/ Ish-polici kriminel, vriste dhe masakronte prostitutat. Zbulohet jeta e tij e dyfishtë

Tiranë/Zbriti nga motori, si hajdutët i vjedhin çantën 60-vjeçarit

Tiranë/Zbriti nga motori, si hajdutët i vjedhin çantën 60-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

by mirseda
20:47 | 03/11/2025
0

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit....

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Sigurimi i makinave/ Zbardhet kërkesa e Kuvendit drejtuar AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

Sigurimi i makinave/ Zbardhet kërkesa e Kuvendit drejtuar AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

18:49 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com