Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekonomia mund të dëmtojë shanset e Trump për rizgjedhje

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ekonomia mund të dëmtojë shanset e Trump për rizgjedhje

Rruga e Presidentit Donald Trump drejt rizgjedhjes vitin e ardhshëm, duket se po bëhet më e ndërlikuar. Trump vazhdon të flasë për një ekonomi të fortë, megjithë paralajmërimet e shumë ekonomistëve se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke shkuar drejt një recesioni në vitin 2020.

Ndërkohë presidentit tani i duhet të përballet me një sfidë nga brenda partisë së tij në garën presidenciale nga drejtuesi i një emisioni konservator radioje dhe ish-kongresmeni, Joe Walsh. Në takimin e nivelit të lartë të grupit G-7 në Francë, Presidenti Donald Trump ishte i vetëm në qëndrimet e tij ndaj tregtisë, Rusisë dhe ndryshimeve të klimës.

Zoti Trump gjithashtu mbrojti atë që disa e shohin si qasje kaotike ndaj tregtisë me Kinën: “Është thjesht mënyra se si negocioj unë. Më ka shërbyer mirë ndër vite dhe po i shërben edhe vendit. Duhej të ishte bërë nga njerëz të tjerë. Duhej të ishte bërë nga Bush. Duhej të ishte bërë nga Klinton. Nga Bushi i dytë. Dhe unë po veproj kështu. Unë jam duke e bërë atë”.

Trump shpesh flet për ekonominë e fortë amerikane gjatë tubimeve të fushatës, siç bëri kohët e fundit në shtetin New Hampshire.

“Edhe pse ishim objekt i një gjuetie dhe shumë vështirësi të tjera, ne po i japim vendit me shpejtësi drejtimin e duhur”, tha ai. Por lufta tregtare me Kinën po sjell pasoja të konsiderueshme dhe disa ekonomistë paralajmërojnë për një recesion vitin e ardhshëm që mund t’i dëmtojë shanset e rizgjedhjes së presidentit Trump.

Rivalët demokratë të tij, kanë vënë në shënjestër politikat e tij ekonomike, përfshirë kandidatin kryesor Joe Biden. “Ka të bëjë më pak me bazat e ekonomisë sesa me politikën tregtare, një politikë të jashtme dhe një politikë të brendshme që i bën njerëzit në bursë të pyesin se sa e qëndrueshme është kjo administratë”, thotë zoti Biden.

Presidenti Trump gjithashtu ka një rival të ri nga brenda partisë së tij – drejtuesi konservator i një emisioni radioje dhe ish-kongresmeni nga Ilinois, Joe Walsh. “Unë po kandidoj sepse ai është i papërshtatshëm. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë dhe të paraqesë një alternativë. Vendi nuk duron dot më grindjet e tij. Ai është si fëmijë”, thotë Joe Walsh, kandidat republikan për president.

Zoti Walsh mund të rezultojë se nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa të trazojë ujërat, duke pasur parasysh mbështetjen e jashtëzakonshme të zotit Trump nga republikanët. Por një rënie ekonomike vitin e ardhshëm mund të shkaktojë probleme për presidentin, thotë gazetarja Susan Page: “Në kohët moderne ne kurrë nuk kemi votuar kundër një presidenti apo mundur një president për rizgjedhje kur ai është në detyrë në një kohë kur ekonomia po rimëkëmbet, si rimëkëmbja që po provon SHBA në këtë moment. Por gjithashtu nuk kemi rizgjedhur kurrë një president që kandidon për rizgjedhje në një kohë kur jemi në recesion. Pra, kjo është diçka për të cilën Shtëpia e Bardhë është mjaft e vetëdijshme”.

Presidenti Trump përgjithësisht ka mbështetjen e votuesve për ekonominë. Por një sondazh i fundit i Associated Press zbuloi shqetësime në rritje lidhur me karakterin e presidentit, thotë Steve Peoples i agjencisë së lajmeve Associated Press. “Ka pasur disa momente pozitive për ekonominë. Por shqetësimi i përgjithshëm për karakterin e këtij presidenti, mënyrën e komunikimit të tij, prirjen e tij për të qenë përçarës për disa çështje, me të vërtetë tejkalojnë çdo përfitim që mund të shihet në ekonomi”. Për momentin, duket se mobilizimi i bazës së tij politike mbetet shpresa më e mirë e Presidentit Trump për të fituar zgjedhjet vitin e ardhshëm. /VOA

Tags: dëmtojëekonomiaShanseTrump

TË LIDHURA

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi
Bota

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin
Bota

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025
I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit
Bota

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Next Post
Tragjedi në Shëngjin, mbytet një pushues

Tragjedi në Shëngjin, mbytet një pushues

Kastriot Islami: Jo hapjes së negociatave me Ramën kryeministër

Kastriot Islami: Jo hapjes së negociatave me Ramën kryeministër

Ndërron jetë ish-zëvendësministri kosovar

Këngëtarja humb jetën në skenë nga shpërthimi i fishekzjarreve

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com