Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ftoi për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjatë një vizite në zonën e Kombinatit në kryeqytet, Basha e përjashtoi kategorikisht si mundësi, teksa theksoi se pa larguar Ramën, nuk ka ndryshim për vendin.
Basha u shpreh se ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit dhe ekipit të “Aleancës për Ndryshim”.
Lulzim Basha: ”Të dashur vëllezër dhe motra faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme. Adhurimin për ndryshimin e prek dhe e ndjej kudo. Varg i gjatë njerëzish dhe automjetesh janë bërë bashkë për të shprehur padurimin e largimit të këtij. I kërkojmë falje atyre që ngecin në trafik për pak minuta, por iu them i sigurtë se ngecja e 8 viteve do të marrë fund.
Ne kemi një plan i cili në qendër ka familjen tuaj. Ju e di se 8 vite me radhë ai që sot ju kërkon dhe 4 vite të tjera mendoi për veten e tij dhe një grusht njerëzish. Ju e di nëse 8 vite nuk i ka mbajtur premtimet e njerëzve, a ke të drejtë të kërkosh dhe 4 vite? Jo.
Po ju kërkon prapë dhe 4 vite të tjera, por ju ia keni mbyllur derën. Këtu nga kombinati dua t;ju them juve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë, dhe Rama e di, e ka pranuar humbjen, tani kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit dhe ekipit të “Aleancës për Ndryshim”.