Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Efekti domino i kalimit të Neymar te PSG, ja çfarë ndodh me merkaton e sulmuesve

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Prej ditësh përflitet një kalim i Neymar te PSG, por sipas medieve italiane kjo lëvizje shumëmilionëshe do të shkaktojë një efekt domino në merkaton e sulmuesve evropianë. Me transferimin e brazilianit në kryeqytetin francez i pari që do të sakrifikohej do të ishte Edinson Kavani.

Objektivi i ri i Milanit në merkato do të ishte uruguaiani dhe nga ana tjetër 30-vjeçari nuk do të ishte kundër një rikthimi në Itali ku më parë ka luajtur me Napolin ku edhe u bë i njohur. Për të kuqezinjtë do të ishin gati të shpenzonin milionat e fundit.

Kavani do tu përshtatej me përsosmëri skemave kuqezi pasi garanton volum loje me dhe pa top, luan për skuadrën dhe nuk kursehet kurrë për t’u kthyer se herë ekipi ka nevojë. Ai e njeh mirë portën, por godet edhe nga larg, pa harruar nuhatjen për lojën në ajër, me pak fjalë përbën një profil ideal për atë që Milani prej javësh po kërkon në merkato.

Kujtojmë se Kavani ka një kontratë deri në 2020 me skuadrën e kryeqytetit francez dhe përfiton 10 milionë euro në sezon. Kartoni i tij vlerësohet mes 50 dhe 60 milionë euro. Një investim i tillë do t’i siguronte Montelës sulmuesin e duhur për të synuar jo vetëm titullin në Serinë A, por edhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm apo një ecuri më të sigurt në Ligën e Europës nëse kuqezinjtë arrijnë të kualifikohen në fazën e grupeve.

Gjatë karrierës së tij 4 vjeçare në Francë, Kavani ka shënuar 88 gola në 133 takime ku vlen për t’u theksuar se jo gjithmonë është aktivizuar si titullar. Pas largimit të Ibrahimoviç, ai u shndërrua në liderin e sulmit parisien dhe vetëm në sezonin e kaluar ai gjeti rrugën e golit në 35 raste duke mos munguar në asnjë nga ndeshjet e PSG-së në kampionat.

Në Champions League, mesatarja e tij nuk ka zbritur nën 1 gol për ndeshje, prandaj ai mund të cilësohet si sulmuesi me vazhdueshmëri më të mirë në futbollin e kontinentit të vjetër.

Tags: dominoEdinson KavaniefektkalimneymarPSG

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

Zhduket 14-vjeçari në Shkodër, familjarët apelojnë për ndihmë

Berisha: Drejtoresha socialiste e hipotekës në Fier, tmerr për punonjësit

Nëse ju vjen ky mesazh në Whats App mos e hapni, është me rrezik







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

by mirseda
14:14 | 05/06/2026
0

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka arrestuar një burrë nga komuna e Graçanicës pranë...

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

13:55 | 05/06/2026

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB

13:45 | 05/06/2026

“Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”, Elisa Spiropali

13:31 | 05/06/2026

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

13:28 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com