Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Efektet anësore të vaksinës Covid bazuar tek mosha, gjinia dhe doza që merrni

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Efektet anësore të vaksinës Covid bazuar tek mosha, gjinia dhe doza që merrni

Nga: Aria Bendix“Bussines Insider”

Kur Fridom Beird mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna në muajin shkurt, ajo nuk ishte e sigurt se çfarë lloj efektesh anësore mund të kishte. Beird është një nga ish të prekurit nga Covid-19 që vuan nga pasojat afatgjata. Ajo po vuan prej afro 1 viti nga një gulçim i zgjatur dhe dhimbje gjoksi.

Shumë njerëz që kanë pasur një infeksion paraprak nga koronavirusi, zhvillojnë më shumë efekte anësore pas marrjes së dozës së parë të vaksinës sesa të dytës. Ndërkohë një person ndjen zakonisht më shumë efekte anësore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Mosha e Beird i komplikoi shumë pritshmëritë e saj:Ajo është 56 vjeçe, dhe testet klinike kanë treguar se njerëzit mbi 55 vjeç shpesh shfaqin më pak efekte anësore pas marrjes së vaksinës. Në fillim, ajo nuk ndihej shumë keq.“Dita e parë kisha një ndjesi midis dhimbjes dhe gripit”-tha Beird për Insider.

Ndërsa mjekët nuk mund të parashikojnë me saktësi se si do të reagojë dikush pas marrjes së një vaksine kundër koronavirusit, ata kanë identifikuar disa modele bazuar në moshën, gjininë, statusin shëndetësor të një personi dhe dozën që po marrin.

Testet klinike, sugjerojnë që efektet anësore janë përgjithësisht më të theksuara në mesin e grave dhe moshës së mesme, sidomos pas marrjes së dozës së dytë. Efekti anësor më i zakonshëm tek 3 vaksinat e autorizuara në SHBA, është dhimbja apo enjtja në vendin e injektimit.

Gati 92 për qind e pjesëmarrësve në testet e vaksinës së Moderna, e konstatuan këtë efekt anësor. Në testet e vaksinës së Pfizer, 84 për qind e pjesëmarrësve raportuan këtë simptomë, ashtu si 49 për qind e pjesëmarrësve në testet e vaksinës së Johnson & Johnson.

Efektet e tjera anësore të zakonshme përfshijnë lodhje, dhimbje koke dhe trupi, apo dhimbje të muskujve. Rreth 65 për qind e atyre që iu injektua vaksina përgjatë testeve të Pfizer dhe Moderna dhe 38 për qind në atë të Johnson & Johnson, raportuan lodhje fizike. Për ata që nuk janë prekur më parë nga Covid-19, efektet anësore priren të jenë më të shumta dhe më të rënda pas marrjes së dozës së dytë.

Afërsisht 2 herë më shumë pjesëmarrës në testet e Pfizer, patën ethe dhe dhimbje të kyçeve pas marrjes së dozës së dytë. Ndërkohë në testet e Modernas, rreth 5 herë më shumë pjesëmarrës patën ethe pas marrjes se dozës së dytë.

Ethet gjithashtu ishin shumë të zakonshme në mesin e atyre që morën dozën e dytë, sesa në rastin e marrjes së dozës së parë, bazuar kjo në të dyja provat. Një  studim i kufizuar nga Shkolla e Mjekësisë Ikan në SHBA zbuloi se efektet anësore të vaksinës si lodhja, dhimbja e kokës dhe ethet ishin më të zakonshme tek njerëzit me një imunitet para-ekzistues ndaj koronavirusit sesa tek njerëzit që nuk ishin infektuar kurrë më parë.

Rreth 73 për qind e të vaksinuarve, të cilët ishin prekur më parë nga Covid-19 zhvilluan efekte anësore pas marrjes së dozës së Pfizer apo Moderna, krahasuar me 66 për qind të vaksinuarve që nuk ishin infektuar kurrë më parë.

“Nëse jeni prekur më parë nga Covid-19, ju i keni të zhvilluara qelizat e kujtesës për shkak të prekjes nga infeksioni. Dhe nëse do të ekspozoheshit sërish ndaj infeksionit, trupi juaj do të ishte në gjendje të përgjigjej më shpejt dhe më fuqishëm herën e dytë. Kjo është arsyeja pse ju mund të keni tendencë të keni efekte anësore më të forta pas vaksinimit”-shprehet Dr.Vivek Çerian, mjek i mjekësisë së brendshme në Baltimora.

Moshat e mesme mund të kenë një reagim imunitarë më të dobët pas marrjes së dozës së vaksinës,ndryshe nga më të moshuarit. Kjo ndodh pasi sistemi ynë imunitar gradualisht fillon të dobësohet ndërkohë që plakemi, çka do të thotë se trupat e njerëzve të moshës së mesme nuk reagojnë aq sa duhet për t’i mbrojtur ata nga viruset, përfshirë këtu edhe proteinën që futet në trup përmes vaksinës.

“Moshat më të reja, kanë një përgjigje imune shumë më të fuqishme, ndaj është logjike që ata mund të kenë edhe më shumë efekte anësore”- thotë Çerian. Pas marrjes së një doze nga vaksina e Modernës, 57 për qind e njerëzve më të rinj se sa mosha 65 vjeç patën efekte anësore, krahasuar me 48 për qind të atyre që ishin mbi moshën 65 vjeç.

Pas marrjes së dozës së dytë, gati 82 për qind e njerëzve në grupin e më të rinjve zhvilluan efekte anësore, krahasuar me gati 72 për qind tek më të moshuarit. Pfizer raportoi të dhëna paksa të ndryshme:Rreth 47 për qind e njerëzve të moshës 18 deri në 55 vjeç, raportuan lodhje pas marrjes së dozës së parë, dhe vetëm 34 për qind e njerëzve të moshës mbi 56 vjeç,raportuan këtë efekt anësor.

Pas marrjes së dozës së dytë, këto shifra u rritën respektivisht në 59 për qind dhe 51 për qind. Pas marrjes së një doze të vaksinës Johnson & Johnson, gati 62 për qind e njerëzve të moshës 18 deri në 59 vjeç patën efekte anësore, krahasuar me 45 për qind të njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe ata shumë të moshuar.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), analizuan reagimet e amerikanëve pas gati 14 milion dozave të vaksinave Pfizer dhe Moderna nga dhjetori në janar. Rezultatet treguan se afro 79 për qind e rasteve me efekte anësore të raportuara në CDC ishin nga gratë, megjithëse vetëm 61 për qind e dozave iu administruan grave në përgjithësi.

Çerian thotë se gratë kanë tendencë të reagojnë më keq ndaj vaksinave të poliomelitit, gripit, fruthit dhe shytave.“Tek të gjitha këto vaksina në përgjithësi, gratë priren të kenë efekte anësore më të forta. Këto efekte janë edhe më të theksuara tek një grua para menopauzës krahasuar me një grua pas menopauzës”-thekon ai.

Shkencëtarët dyshojnë se ndryshimi ka të bëjë me nivelet e estrogjenit.“Testosteroni ka tendencën të jetë një hormon që e frenon imunitetin, ndërsa estrogjeni tenton të jetë një stimulues imunitar”-thotë Çerian. Ndërkohë, njerëzit që kanë një sistem imunitar më të dobët nuk kanë një mbrojtje të fortë kundër infeksioneve virale në përgjithësi, ndaj ata janë veçanërisht të prekshëm ndaj formës së rëndë të Covid-19. Për këtë arsye, CDC rekomandon që këto grupe të vaksinohen menjëherë.

Burimi i lajmit: https://www.businessinsider.com/coronavirus-moderna-pfizer-vaccine-side-effects-age-sex-dose-2021-3

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19efekte anësorevaksina

TË LIDHURA

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj
Bota

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj

16:46 | 17/05/2025
Ish-shefi i FBI në telashe pas një postimi për atentat ndaj Trumpit, pyetet nga Shërbimi Sekret
Bota

Ish-shefi i FBI në telashe pas një postimi për atentat ndaj Trumpit, pyetet nga Shërbimi Sekret

16:30 | 17/05/2025
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, të paktën 16 të vdekur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, të paktën 16 të vdekur

15:29 | 17/05/2025
Next Post
Do jepte dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Basha

Do jepte dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Përgjigjet Basha

Evropianët të ndarë rreth vaksinës ruse

Evropianët të ndarë rreth vaksinës ruse

Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura

Kreu i PD, Lulzim Basha kujton vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Osmani dhe Plenkoviç diskutojnë sfidat e emigrimit në tryezën “Një Evropë e hapur”
Kosovo

Osmani dhe Plenkoviç diskutojnë sfidat e emigrimit në tryezën “Një Evropë e hapur”

by mirseda
17:20 | 17/05/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin edhe...

Eurovizioni/ Çfarë duhet të dini para finales së madhe në Zvicër, ja kur performon Shqipëria

Eurovizioni/ Çfarë duhet të dini para finales së madhe në Zvicër, ja kur performon Shqipëria

17:05 | 17/05/2025
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj

16:46 | 17/05/2025
Daku “rrëmben skenën”, gol me peshë te Rubin Kazan, por gabon nga pika e bardhë

Daku “rrëmben skenën”, gol me peshë te Rubin Kazan, por gabon nga pika e bardhë

16:40 | 17/05/2025
Ish-shefi i FBI në telashe pas një postimi për atentat ndaj Trumpit, pyetet nga Shërbimi Sekret

Ish-shefi i FBI në telashe pas një postimi për atentat ndaj Trumpit, pyetet nga Shërbimi Sekret

16:30 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com