Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Edi Rama, timonieri mashtrues i kohës sonë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Rama: E dua timonin e qeverisë vetëm që të mos ma kthejnë rrugës

Andi Bushati/Edi Rama e ka shndërruar në kryefjalë të fushatës së tij, dëshirën për ta mbajtur i vetëm timonin e makinës qeverisëse. Ai shkon fshat më fshat e qytet më qytet, përmend gjyshin e famshëm, ish-shofer të naltmadhnisë, mungesën e pasionit të tij për veturat dhe pas të gjitha këtyre, i lutet shqiptarëve t’i japin shumicën për të bërë atë që do me këtë vend.

Ky fiksim për të mos e lëshuar timonin nga dora, megjithëse një herë del nga goja e një reperi të veshur me tuta, pavarësisht se herën tjetër thuhet përmes batutave të dikujt që do të konkurrojë sozinë e tij tek portokallia dhe ndonëse një radhë të tretë gërshetohet me krahasimin e një pseudojuventini, në thelb ka një qëllim: t’i pengojë votuesit që të çojnë votën e tyre tek partitë me të cilat Rilindja ka qeverisur deri më tani. Dhe mbi të gjithë tek LSI-a.

Jo më kot, takim më takim, kryeministri anatemon partitë që e shohin “shtetin si tepsi”, ku duhet të marrin copën, fshikullon ish-aleatët e tij që rekrutonin militantë duke i ofruar punësim në administratë dhe u lutet shqiptarëve: “Mos na lini në dorën e partive të vogla”.

Qëllimi i tij është i qartë: të tregojë se të gjithë të pakënaqurit në këto vite, nga korrupsioni galopant, nga sorollatja nëpër zyra, nga tenderët preferencialë, nga mitmarrja tek hipotekat, patentat, licencat kanë pësuar këtë fat se Rilindjes i është dashur të bashkëqeverisë me hajdutët e LSI dhe të singjashmit e tyre.

Në këtë kuptim, kjo fushatë më shumë sesa për të nesërmen është një manovër për të justifikuar të djeshmen. Edi Rama si një manjak i sondazheve është i mirëinformuar se njerëzit e përbuzin qeverisjen e tij kleptokrate dhe klienteliste. Por, ai po bën një stërmundim të fundit që këtë perceptim ta hedhë tek ata që ka flakur tashmë jashtë anijes. Po a është i vërtetë ky vizion i gjërave që jep kryeministri? Gjithkush që mund të përdorë qoftë edhe logjikën minimale e ka të lehtë të kuptojë se pa një Ramë të korruptuar dhe peng të oligarkëve, as Meta nuk do të abuzonte tek hipotekat dhe as Idrizi tek patentat. Të përsërisësh pesëdhjetë vite më pas këtë mashtrim të trashë është t’i bësh shqiptarët përsëri të besojnë se krimet i bënte Mehmeti, por Enveri nuk dinte gjë.

Por, pa u zgjatur shumë në stërhollime logjike se kush e ka fajin për qeverisjen e shkuar është mirë të hapim arkivat dhe të shikojmë se çka thënë vetë Edi Rama.

Disa muaj më parë, kur ai ende mendonte se do të shkonte në koalicion me Metën, madje kur i lutej atij ta bënte një gjë të tillë, Edi Rama mendonte ndryshe. Madje ai u kundërvihej edhe atyre socialistëve që mendonin se bashkëqeverisja me LSI-në po i dëmtonte elektoralisht. Për të kuptuar se sa fushatë të gënjeshtër ka ngritur sot është mirë të citohet saktësisht fjalimi i Ramës në dhjetor 2016, para asamblesë socialiste, kur ai i konsideronte si vogëlsi ato që sot i ka ngritur në rangun e shqetësimeve madhore.

“Shumëkush thotë ata bëjnë kështu, ata bëjnë ashtu, ata na nxorrën bojën, ata na nxorrën kallajin ata na morën në qafë. Dëgjoni miqtë e mi. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë njerëz të veçantë. Shqipëria ka fituar nga ky koalicion”, tha Rama atëherë.

Para asamblesë së PS, ai këmbënguli se ky koalicion duhej përsëritur pasi vendi duhet të vazhdonte me reforma të mëdha dhe e ftoi LSI-në në bashkëqeverisje.

Çfarë ka ndryshuar në këto pesë muaj që nga kjo deklaratë që LSI-a nga forcë e pamohueshme reformuese u kthye në një parti grabitqare të tepsisë, vështirë të kuptohet. Ajo që është e lehtë të dallohet është se së paku në një nga të dy herët, Edi Rama ka mashtruar. Dhe kur arrin në këtë përfundim e ke më të lehtë të ngresh pyetjen: a mund t’ia lësh në dorë timonin një shoferi që të gënjen për rrugën? (Lapsi.al) 

Tags: ANDI BUSHATIedi ramai kohes sonemashtruestimonieri

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
6 ditë luftë që diktuan 50 vjet histori; Sot gjysëm shekulli nga lufta izraelito-arabe

6 ditë luftë që diktuan 50 vjet histori; Sot gjysëm shekulli nga lufta izraelito-arabe

Mehmetaj nuk ia përton Nikollës: Zysh Lindita, nuk jam vajzë. Të ftoj në debat televiziv!

Mehmetaj nuk ia përton Nikollës: Zysh Lindita, nuk jam vajzë. Të ftoj në debat televiziv!

SULMI NË ANGLI/ Tre shqiptarë shpëtuan 130 persona nga masakra

SULMI NË ANGLI/ Tre shqiptarë shpëtuan 130 persona nga masakra







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com