Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edi Rama qeveris si Haxhi Qamili

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Një fushatë manipuluese e paskrupullt po vazhdon prej disa ditësh, që kur qeveria shqiptare është dënuar nga Gjykata e Strasburgut të paguajë diçka më shumë se 13 milionë euro.

Nga njerëzit pranë Ramës dhe nga mediat mbështetëse të tij po krijohet një tymnajë sikur kryeministri i ka lënë vetë t’i rrëshqasin këto miliona, sepse ato do të përfitoheshin drejtpërdrejt nga familjarët e Lulëzim Bashës dhe nga vetë kreu i opozitës.

Në këtë kuadër janë shpeshtuar spekulimet, sikur mbrojtësit e qeverisë shqiptare qenkëshin treguar “të butë” gjatë procesit për prishjen e pallatit të Vlorës në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, sikur ata janë përpjekur t’i krijojnë mundësi palës tjetër, sikur e gjitha kjo është pjesë e një marrëveshjeje ekonomike ku Lulzim Bashaa ka shitur parimet e opozitarizmit në Shqipëri, për të shikuar interesat e veta financiare.

Kjo paranojë ka shkuar edhe më tej duke manipuluar se Rama i dha familjarëve të Bashës vetëm diçka më pak sesa shuma e Strasburgut ( e pavërtetë sepse shteti nxori për dëmshpërblim jo me shumë sesa 3.4 milione euro) dhe se ky “deal” u arrit në ditët e marrëveshjes për të dalë nga çadra.

E vërteta është krejt tjetër.

Dhe nxjerrja e saj në dritë nuk ka të bëjë aspak me kreun e opozitës. Me mënyrën si u soll kur ishte një anëtar i qeverisë Berisha, duke lobuar që ai pallat të ngrihej aty ku një mendje normale as nuk mund ta imagjinonte, dhe më pas me mënyrën se si tradhtoi kauzën e opozitës, për të bërë marrëveshje me Ramën, Lulzim Basha mund të akuzohet për gjithçka.

Ai mund të rezultojë si i dyshuar, ose si indiferent ndaj interesit publik, për shumë nga aktet dhe veprimet e tij.

Por këtu çështja nuk është as tek profili psikologjik i Bashës, as tek leximi i ndërgjegjes së tij dhe as tek interesat monetare të familjes së vet.

Ftesa për t’u marrë me to, në këtë rast është një kurth pervers për të harruar Edi Ramën dhe ndëshkimin e qeverisjes së tij haxhiqamileske nga Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Sepse ajo që ka zbardhur Strasburgu është shumë më flagrante sesa shpërdorimi i 13 milionë eurove të qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexosh vendimin e kësaj gjykate për të kuptuar dushin e ftohtë që ai i jep metodave banditeske të qeverisjes së Edi Ramës.

Aty dënohen ashpër rrethimet policeske të pronave private të qytetarëve. Aty fshikullohet arroganca e shtetit, për të mos përfillur vendimet pezulluese të gjykatave në favor të qytetarëve. Aty demaskohen mënyrat e shpronësimit që përdor qeveria dhe që janë shndërruar në një standard jo ligjor në të gjithë Shqipërinë.

Aty argumentohet qëllimi i keq dhe mashtrimi qeveritar që pretendoi fillimisht se pallati ishte i paligjshëm e pastaj tha se ai do të hidhej në erë për t’i lënë vendin ndërtimit të lungomares. Aty vërtetohet se dinamiti nuk u bë për interes publik, pasi planet dhe projektet për fillimin veprës së re akoma nuk ishin nisur.

Në një plan më të gjërë, Strasburgu është shprehur edhe për nëpërkëmbjen që u bëhet qytetarëve shqiptarë (të cilëve shteti fillimisht u rrëmben pronën, pastaj u thotë “hajt se folim” për dëmshpërblimin) edhe për kapjen nga qeveria të gjykatës së lartë e cila pezullon vendimet për dëmshpërblim që u takojnë banorëve, qofshin këta edhe familjarë të Lulzim Bashës.

Pra, vendimi që ka ardhur nga gjykata e Strasburgut (ai duhet të zbardhet, të përkthehet dhe të lexohet me lupë) është shumë më i rëndë se ato 13 milionë euro që ne duhet të paguajmë. Në thelbin e vent, ai vizaton tablonë e një shteti bandit, që drejtohet nga një lider arbitrar që ka vendosur vullnetin e vet mbi ligjin.

Dhe në këtë kuptim dëmet e ardhsme pritet të jenë më të mëdha. Shumë shpejt, paratë që do të shkojnë në xhepat e familjarëve të Bashës, do na duken si grimca në raport me ato që pretendon ish bosi i Agon Channel, Francesko Bechetti, bizneset e të cilit u shkatërruan dhe u mbyllën me thirrjet politike të Edi Ramës. Sot shteti shqiptar po luan në gjykatat ndërkombëtare mbijetesën e tij në disa procese që mund t’i kushtojnë atij rreth 2 miliardë euro. Pra shkurt dhe shqip falimentimin e vendit.

Dhe për të shmangur këtë problem akut, shpesh herë të krijuar nga voluntarizmi, arbitrariteti dhe budallallëku grandoman i liderëve, lakenjtë provincialë të kryeministrit mundohen t’i hedhin hi syve publikut, duke dashur të mbivendosin thashethemet dhe intrigat lokale, mbi problemet reale.

Kjo po ndodh edhe me procesin e pallatit të Bashës, i cili po shitet si konsekuencë e një pakti politik, ndërkohë që është një krim banditesk i Edi Ramës. (Lapsi.al)

Tags: bashaedi ramahaxhipallatiQamiliqeverisstrasburguvjehrri

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Valencia i shënon supergol Stokes së Shaqirit (Video)

Valencia i shënon supergol Stokes së Shaqirit (Video)

Pallati/Rama: S’jam dakord me Strasburgun, qeveria ka “asin” në dorë!

Pallati/Rama: S’jam dakord me Strasburgun, qeveria ka “asin” në dorë!

Ndahet papritur nga jeta këngëtarja Dolores O’Riordan

Ndahet papritur nga jeta këngëtarja Dolores O’Riordan







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com