Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Edi Rama, “photo of the day” apo “bufon of the year”

7 vjet ago
in Të Gjitha
Edi Rama, “photo of the day” apo “bufon of the year”

Nga Patrik Sadikaj/Edi Rama sa herë që është në ditë të zeza, e gjen maskën e duhur të fshihet. Tani, së fundmi, me negociatat e grisura në xhep, ai ka tre ditë që bën lajme jo për atë që është zgjedhur, por për karagjozllëqet nëpër dyert e Evropës.

Tani ne, ata që presim prej tij të na hapë rrugën e integrimit, jemi të detyruar të gajasemi me rrolin e tij prej “bufoni”që ka marrë. Nga atletet e tij firmato e deri tek selfiet prej adoleshenti nëpër turmat me drejtues shtetesh që ashtu si ne, s’kanë rrugë tjetër vetëm të qeshin.

Kur të gjithë kolegët e tij ballanikë, megjithëse jo me targën ‘lider botëror’, do të zbresin nga avionët me thasët plot projekte e fonde evropiane, ai, do të zbresë me një telefon ngarkuar me foto-selfie që do të jenë ushqimi i kazanit me propagandë boshe.

Kockat me të cilat ai shtyn ditët e pushtetit. Ashtu siç ne nuk kishim parë kurrë më parë: duke u endur si Robert Çamçakëzi majë atleteve nëpër hollet e botës e cila nuk kënaqet së habituri. Edhe humori i sertë anglez nuk bëri punë që ai të marrë sado pak rolin serioz të një njeriu që qeveris një popull.

Duke futur kokën, me telefonin gati të propagandës, nëpër turma kryeministrash dhe presidentësh, Rama hidhte kockat gaztore në kazanët që vlonin prej kënaqësisë. Asnjë rresht për atë që u arrit për Shqipërinë në samitin e Londrës, fjalë pa fund për atletet, përqafimin me Kolindën seksi, apo zgjatjen pas kurrizit të Tereza May në fund të ndeshjes Angli-Kroaci.

Pikërisht në kulmin e argëtimit vjen edhe ‘Photo of the day’. Pasi dështoi një vit më parë duke vrapuar sa më afër Trump, këtë herë ia doli. Diku ia zuri rrugën presidentit amerikan dhe fotografi kryeministror ishte gati me telefon në dorë.

Kaq mjafton tani që kazani të ziejë e të derdhet. Madje edhe me vargje poetike të dashurisë së pakufishme që Trump thurte për njeriun që e quajti rrezik botëror, para se ai të bëhej president i SHBA.

Këtë nxitoi ta transmetonte në media ministrja e mbrojtjes që më shumë mundësi ishte autorja e ‘Photo of the day’.

Presidenti amerikan ia kishte falur të gjitha, mjafton që ai të bënte një foto me të dhe të mahnitej me fjalimin në darkën e krerëve të shteteve anëtare të NATO.

Fundja pse jo. Edhe ai nuk mund t’i shpëtonte argëtimit si edhe kolegët e tij evropianë… Tani për tu kthyer tek realiteti, përtej humorit të zi, do kemi me çfarë të merremi. Harruam teatrin, papunësinë, krimin e drogën. Ndërsa ai kaluar në podiumin e ‘bufon-it’, zgjat ditët e pushtetit të tij.

Fundja, ai është në kilometrat 3D të punës së tij imagjinare. Ne rrimë e shijojmë shfaqjen, nga Londra në Bruksel apo Berlin./Syri.net

Tags: “bufon of the year"“photo of the day”edi rama

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Manjati rus “hap thesin”, paguan Conten që ti lëri vendin  një italiani tjetër

Manjati rus “hap thesin”, paguan Conten që ti lëri vendin  një italiani tjetër

Dje e shante, sot i lëpihet. Rama gjunjëzohet para Trump

Dje e shante, sot i lëpihet. Rama gjunjëzohet para Trump

Juventusi zhgënjen tifozët, prezantimi i Ronaldos…

Juventusi zhgënjen tifozët, prezantimi i Ronaldos...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com