Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër, Reme Lale e cila pak javë më parë bëri me dije se do të garonte në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e PS, ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Lala ka paraqitur dorëheqjen e saj në selinë e Partisë Socialiste, por arsyet e këtij vendimi mbeten të paqarta.
PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, por nuk dihet nëse është zona e vendosur që e ka bërë Lalën të tërhiqej.
Mbetet për tu parë nëse ajo do t’i rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017, apo do të shkëputet nga politika.
Vendimi i Lalës, vjen pas tërheqjes nga politika të tre deputetëve të PS, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsit për t’iu lënë stafetën të rinjve.