Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

E vërteta e pasaportës greke, ktheu shqiptarët ‘kundër’ Mavrajt

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
E vërteta e pasaportës greke, ktheu shqiptarët ‘kundër’ Mavrajt

Një postim në “Instagram” i Mërgim Mavrajt bëri bujë, pasi ai publikonte një pasaportë greke. Postimi ka qëndruar vetëm pak kohë dhe më pas është fshirë nga futbollisti, pasi mund të ketë pasur reagime të ndryshme nga tifozët, asi mbrojtësi shkruante ‘Faleminderit’ në gjuhën greke.

Futbollistët janë ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe zakonisht janë shumë aktivë, duke postuar online gjithçka u vjen ndërmend, nga golat e deri te pakënaqësitë. Ka edhe nga ata që në rrjetet sociale janë shumë pak aktive, ndërsa disa të tjerë janë shumë interesantë për postimet e veçanta e shpesh plot humor.

Një ndër lojtarët e kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është lider në këtë drejtim, sepse në Instagram e Facebook është aktiv dhe poston shpesh edhe foto zbavitëse, si ato e fundit, para ndeshjes ndaj Jordanisë.

Fillimisht qendërmbrojtësi bënte humor me faktin se prisnim Jordaninë (“djema, rregulloni mjekrat”), ndërsa më pas postoi edhe një foto pasaporte greke, duke thënë “Faleminderit”. Natyrisht, fakti që luan te Aris prej pak javësh dhe pasaporta greke në dorë kanë krijuar idenë se diçka po ndodh dhe menjëherë është përhapur lajmi se Mavraj po bëhet grek.

Së pari, nuk dihet si u arrit në këtë përfundim thjesht me një foto pasaporte dhe se dyti, nuk dihet si mund të bëhet grek dikush që nuk ka lidhje me Greqinë, përveçse ka veç pak ditë në vendin helen. Vite më parë një lajm i tillë do ishte tradhti kombëtare, por tani nuk e vret kush mendjen, aq më shumë që në media qarkullojnë lloj-lloj broçkullash.

Telesport ka kontaktuar me Mavrajn, i cili mohon prerë dhe qesh kur i përmendet kjo histori. E vërteta? Mavraj kishte në dorë pasaportën e Enea Mihajt, mbrojtësit kuqezi që gjithashtu luan në Greqi.

Kaq mjaftoi, një foto e postuar për pak minuta, që Mavraj të kthehej në Mavras dhe për pak e zgjodhëm deputet të parlamentit grek. Për çfarë do i duhej pasaporta greke Mavrajt? Mister, sepse realisht Mavraj ka pasaportë diplomatike që pas Euro 2016 dhe është një shqiptar VIP, i cili mund të shkojë kudo pa asnjë problem e pa vizë.

Tags: e vertetagrekektheukunderMavrajtpasaportësshqiptaret

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
“Il mesaggero” shkrim për Tiranën: Qyteti paqësor i së ardhmes

“Il mesaggero” shkrim për Tiranën: Qyteti paqësor i së ardhmes

Shtohen problemet për Panuccin, Balliu nuk i bashkohet kombëtares

Shtohen problemet për Panuccin, Balliu nuk i bashkohet kombëtares

Video/Birra Peja investon në “Eko Park”, inaugurohet projekti

Video/Birra Peja investon në “Eko Park”, inaugurohet projekti







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com